test

Më 1 Janar nis tatimi i të vetëpunësuarve, përfshihen edhe profesionistët e lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në varësi të të ardhurave, neto tatimi do të jetë 15% dhe 23%

Prej 1 Janarit, të vetëpunësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim mbi të ardhurat sa shoqëritë tregtare dhe më shumë se koorporatat, ndërsa bizneset e vogla do të vijojnë me zero tatim deri më 31 Janar 2029.

Referuar udhëzimeve zyrtare të gjithë të vetëpunësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë Lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë Lekë, tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë, kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i vogël që është i përjashtuar nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja.

Në udhëzimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sqarohen me shifra se sa tatim do të paguajë kjo kategori, nëse kalojnë pragun prej 14 milionë Lekësh. Konkretisht, nëse një i vetëpunësuar deklaron fitimin e tatueshëm 20 milionë Lekë do të paguajë 23% tatim, ose e thënë ndryshe 3.48 milionë Lekë tatim.

Në Shqipëri janë mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterash, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë.

Aplikimi i tatimit mbi të ardhurat u ndërmor nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme, ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik./O.S

Të fundit

Inteligjenca artificiale kryefjala e Apple, përdoruesit të frikësuar për privatësinë

Apple njoftoi një sërë veçorish të reja për iOS 18, shumë prej të cilave janë të dizajnuara për të...

VIDEO/ Dhunë mes tifozëve, përplasje e ashpër mes anglezëve dhe huliganëve seeb

Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tifozerive respektive. Tre tifozë anglezë janë gjakosur pas përleshjeve me huliganët. Policia ka...

Kurban Bajrami/ Ilir Meta takon kreun e KMSH dhe Baba Mondin: Begati dhe paqe

Presidenti i Partisë së Lirisë, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka takuar me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu...

Tatimi mbi pagat apo kapitalin, një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Sa paguajnë tatim mbi pagë shqiptarët! Do të shohim më poshtë një krahasim, të bërë nga ekspertë tatimorë, që kanë zgjedhur Francën, si vendin...

Politika uron festën e Bajramit, presidenti Begaj: Reflektim për shoqëri më të mirë

Festën e Kurban Bajramit e kanë uruar krerët më të lartë të shtetit në vend. Presidenti Bajram Begaj shkruan se Kurban Bajrami është akt arsyeje...

Lajme të tjera

Web TV