Tentoi të kalonte 20-mijë euro përmes Rinasit, arrestohet 27-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kufitare e Rinasit njofton arrestimin e një personi i cili po përpiqej të transferonte një shumë rreth 20-mijë euro nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

27-vjeçari me inicialet F.K banues në Durrës, gjatë kontrollit iu gjetën në çantën e shpinës shuma monetare prej 20-mijë eurosh, të cilat ishin të padeklaruara në doganë.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit u kanë kaluar prokurorisë ndërkohë që do të përballet me veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Njofitmi i plotë i policisë
Rinas
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Evidentimi, si rezultat i masave të shtuara, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen 20000 euro, procedohet penalisht një 27-vjeçar. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV