Ambasada: Nëse doni të punoni në Gjermani duhet të ndiqni këtë procedurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar në faqen e saj zyrtare njoftimin mbi procedurën që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar të punojnë në Gjermani.  Ambasada u bën apel shtetasve shqiptarë që të mos ndërmarrin udhëtimin jashtë vendit pa aplikuar më parë në zyrat e ambasadës në Tiranë.

Të gjithë të interesuarit për punë jashtë vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

“Për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë”, shkruhet në njoftim.

dokumentet per vize pune

Kujdes

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizë

Personat, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjensive të udhëtimit, të ashtuquajtura „agjensi vizash“. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me cështjet e vizave.

Për çdo informacion të mëtejshëm Ambasada ka vendosur në dispozicion linkun: https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-einreise

Të fundit

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Lajme të tjera

Web TV