Kush po përfiton nga vrasja e Sulejmanit: Trump apo ‘diktatorët’ e Iranit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fjala.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej Luftës së Ftohtë kanë luajtur rolin e ‘policit të botës’.

Jo më kot, diplomati dhe Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare nën administratat presidenciale të Richard Nixon dhe Gerald Ford, Henry Kissinger e përshkruan sjelljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendet e tjera si polici që të ‘përkëdhel kokën dhe të qëllon këmbët me shkopin e gomës’.

Kjo është edhe sjellja e SHBA-ve në ditët e sotme, veçanërisht në përplasjen me Iranin. Donald Trump është vetë polici i botës.

Megjithëse ai kishte premtuar se do të ishte ndryshe nga paraardhësi i tij, Obama dhe do të ndiqte një politikë izolacioniste, Donald Trump duket se nuk e ka mbajtur këtë premtim. Edhe pse ai tha se SHBA do të “merret me punët e veta”, në fakt deri më tani ka bërë të kundërtën.

I ndodhur nga rreziku i shkarkimit të tij si president me anë të procesit “impeachment”, dhe zgjedhjeve të këtij viti, Donald Trump kërkoi të gjejë një rrugëdalje.

Rrugëdalja ishte Irani.

Një avion i telekomanduar, me urdhër të Donald Trump ekzekutoi gjeneralin iranian Kasem Sulejmani, trurin e vetë pushtetit të Teheranit.

Ngjarja ktheu gjithçka përmbys, si në politikën e brendshme amerikane ashtu edhe në Lindjen së Mesme.

Bota mund të shkonte drejt një lufte totale.

Trumpi tha se “SHBA vrau gjeneralin për të mbyllur një luftë dhe jo për ta nisur atë”.

Presidenti amerikan me vrasjen e gjeneral Sulejmanit, vrau shumë ‘zogj’ si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.

Analistë të ndryshëm të gjeopolitikës botërore e cilësojnë vrasjen e Sulejmanit edhe si lehtësim për pushtetin e Ajotollahëve të Teheranit, pasi gjenerali ishte një figurë tejet e fuqishme në Iran dhe në gjithë Lindjen e Mesme. Synimi i tij kryesor ishte pushteti i Teheranit.

‘Lufta false’ mes SHBA-ve dhe Iranit

Vrasja e një gjenerali të lartë do të ishte një akt lufte për çdo vend. Por, në rastin e SHBA-ve dhe Iranit, duket se ‘larja e hesapeve’ ishte vetëm lëshimi i disa raketave në dy baza amerikane, ku nuk kishte asnjë ushtar amerikan. Edhe pse Ajotollahët e Iranit lëshuan lot mbi arkivolin e gjeneral Sulejmanit dhe premtuan hakmarrje, kundërpërgjigja e Teheranit ishte një manovër e dobët ushtarake dhe politike.

Kjo ngriti shumë pikëpyetje mbi sulmin e Iranit.

Megjithëse udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e cilësoi ‘hakmarrjen’ ndaj SHB-ve si një goditje në fytyrën e Amerikës, në fakt trupat amerikane ishin paralajmëruar me kohë për një sulm  të mundshëm ndaj tyre.

Madje sipas revistës amerikane, Time, Irani e ka paralajmëruar Uashingtonin përmes një ambasade evropiane për sulmin e mundshëm me raketa ndaj bazave amerikane.

Gjithashtu, tre zyrtarë amerikanë theksuan se iranianët ishin të vetëdijshëm që satelitët spiunë amerikanë dhe përgjimet elektronike do t’i zbulonin sulmet e mundshme. Kjo bëri që inteligjenca amerikane të lajmëronte Shtëpinë e Bardhë dhe forcat amerikane rreth tre orë përpara se sulmet me raketa të goditnin bazën amerikane në Irak.

Lexo edhe :  Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Time shtron edhe një fakt interesant; “një oficer i lartë ushtarak amerikan vizitoi bazën ajrore Al Asad duke iu treguar ushtarëve amerikanë se ku dhe kur do të ndodhin sulmet e Iranit. Kjo i dha hapësirë të dyja palëve për mospërshkallëzimin e konfliktit. Të dyja vendet mund të shpallin secili fitoren dhe të ecin përpara”, tha Ali Alfoneh, studiues në Institutin amerikan për shtetet Arabe të Gjirit, në Uashington.

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë asgjë lidhur me pretendimet se kishte siguruar informacion paraprak mbi sulmet e mundshmet të Iranit.

Ndërkaq, sipas Reuters zëdhënësi i ushtrisë iraniane ka mohuar pretendimet e mediave botërore se kishte një koordinim midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë Iranit për sulmin ndaj bazave amerikane, në mënyrë që të evakuoheshin ushtarët amerikanë.

Atëherë, natyrshëm lind pyetja; kush po përfiton nga vrasja e gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani?

Deri më tani përfituesi më i madh është presidenti amerikan Donald Trump. Presidentit amerikan i janë rritur kuotat në elektorat. Ndërsa demokratët po hasin në vështirësi për të marrë mbështetje në elektorat.

Trump ka arritur të fitojë pikë për uljen e papunësisë, ndërsa vrasja e gjeneralit iranian po rezulton mjaft efikase duke pezulluar procesin për shkarkimin e tij si president, por edhe për forcimin e kandidaturës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Trump po nxiton të kapë fushatën elektorale që nis në shkurt, duke tentuar t’ia hedhë Senatit për ndërhyrjet e tij në Ukrainë.

A do të mundet Trump të fitojë ndaj kundërshtarëve të tij demokratë dhe të marrë një mandat tjetër në nëntor?

Trump ose do t’ia hedhë shkarkimit dhe do fitojë zgjedhjet ose do të zhytet i gjithi. Deri atëherë duhet të presim dhe të shohim. Irani po i jep kohë dhe pikë Donald Trumpit.

Po në Iran kush përfiton?

Vrasja e gjeneral Sulejmanit, ka lehtësuar edhe vetë diktatorët iranianë. Sulejmani shihej si një kërcënim për pushtetin e Ajotollahëve, nisur edhe nga lidhjet e hershme të tij me SHBA-në në luftën kundër ISIS-it. Kjo mund të shpjegojë sulmin fals ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Ndërsa pushteti i Teheranit në Lindjen e Mesme është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, pas pezullimit të operacioneve të amerikanëve dhe aleatëve të tyre në Iraku. Tashmë Irani jo vetëm  që kontrollon Irakun, por ka fuqizuar edhe lidhjet me ISIS-in.

Në këtë mënyrë, gjeneral Sulejmani duket të ishte një ‘bezdisje’ për Iranin dhe një përfitim politik personal për presidentin amerikan.

Panorama e zhvillimeve të fundit na jep të kuptojmë se më shumë se sa një përplasje midis SHBA-ve dhe Iranit, jemi përpara një spektakli botëror, aktorët e së cilës lëvizin fijet në prapaskenë dhe ne na mbetet të shohim vetëm show-n me sulme ‘false’ si ai i Iranit ndaj amerikanëve./Fjala.al/

Të fundit

Ja se cila është kënga më e dëgjuar për këtë vit në aplikacionin TikTok

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë...

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruaja shtrohet në spitalin psikiatrik

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e...

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë!

Pas 5 orësh kryebashkiaku u Tiranës Erion Veliaj doli nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur prej prokurorit Olsi Dado për një hetim pasruro...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, 5 ditët e fundit mbi 42 mijë hyrje-dalje

Gjatë këtyre ditëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre...

VIDEO/ “Ça do më bësh”, përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe…

Nxehën gjakrat në shtëpinë e Big Brother Albania4. Ditën e sotme ka Papur një përplasje të fortë mes mes këngëtarit G-Bani dhe aktorit Laert...

Lajme të tjera

Web TV