Masakra në Paskuqan/ Dëshmia: Kunati i preu damarët gruas së vëllait!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga /Fjala.al/

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen makabre të ndodhur mbrëmë në Paskuqan. Policia e Kamzës kishte marrë njoftim dhe madje kishte marrë edhe një denoncim nga viktima Enkeleda Çapoku, gruaja e cila u vra me mjete të forta nga kunati i saj, vëllai i burrit.

Historia e kësaj vrasjeje të paralajmëruar ka nisur në kohën kur bashkëshorti i Enkeledës ka rënë në burg e për pasojë vëllai i tij, pra autori i vrasjes i kërkonte marrëdhënie intime. Ai i bënte presion duke i dërguar video e foto vëllait të tij në burg, bashkëshortit të saj. Detajet i ka bërë publike nëna e viktimës e cila jetonte me të bijën për shkak se i duhej për ta mbrojtur, por nuk ishte e thënë.

Erdeti ka shkuar në banesë mbrëmë duke shqyer derën dhe duke e goditur nënën e Enkeledës dhe duke e lënë pa ndjenja. Më pas ka masakruar të bijën duke i marrë jetën në sy të vajzës. Ai është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që policia e gjithë Tiranës prej shumë orësh thuhet se është në kërkim të tij. Në fakt sot rrugët e Tiranës nuk kishin asnjë postbllok për të bërë të mundur kontrollin e mjeteve të transportit urban pasi bëhet me dije se autori i kësaj masakre është larguar me këmbë nga shtëpia e viktimës.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ka kërkuar nga komisariati i Kamzës t`i vihet në dispozicion  kallëzimi i bërë nga ana e viktimës, e cila ka më shumë se gjashtë muaj që ka kërkuar urdhër-mbrojtje nga dhuna dhe presioni që ushtronte Erdeti.

Sipas nënës së Enkeledës bëhet me dije se ai ishte pijanec dhe përdorues droge. Ai kishte shumë kohë që e përndiqte nusen e vëllait të tij, ndërkohë që detajet për mënyrën se si i ka marrë jetën 30-vjeçares janë përtej imagjinatës njerëzore. Ajo ka bërë me dije publikisht, në një intervistë në News 24 se ai pasi e ka qëlluar me shkop i ka prerë damarët e krahut dhe të qafës!

Lexo edhe :  Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, aksidentohet më pas

 

Të fundit

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe...

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi. Duke hapur konferencën për mediat,...

Lajme të tjera

Web TV