Më 15 janar konstituohet KED, shpallen dhe vakancat për 3 vendet në GJK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 janar do të zhvillohet mbledhja e parë për vitin 2020 e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku pritet të të konstituohen institucioni i saj.

KED në mbledhjen e parë do të kërkojë buxhet për personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune.

Gjithashtu sipas rendit të ditës, pritet të shpallë vakancat për tre vende në Gjykatën Kushtetuese, një prej tyre për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi i cili u shkarkua nga KPA.

Njoftimi i plotë

Në datën 15 janar 2020 ora 12.00 thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2020.

Kjo mbledhje thirret me këtë rend dite:
1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.

  1. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.
  2. Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
  3. Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante si më poshtë:
    Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Lexo edhe :  Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi. /Fjala.al

Të fundit

Jam shkrimtare nga Ballkani. Pse njerëzit supozojnë se di vetëm për luftë e tragjedi?

Lexuesit humbasin kur portierët anglishtfolës vendosin çfarë librash shiten dhe cilat histori tregohen Ana Schnabl* Kam marrë pjesë në një konferencë...

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Lajme të tjera

Web TV