Probleme për Tottenham, Harry Kane nuk kthehet para prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harry Kane do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në muajin prill. Sulmuesi i klubit londinez Tottenham Hotspur do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet të mungojë për një periudhë 3-mujore. Lajmi u bë i ditur nga vetë zyrtarët e “Spurs”, që qartësuan gjithashtu se 26-vjeçari do të operohet për këputjen e një tendine në bisepsin e majtë femoral.

Kapiteni i “Gjelave” u dëmtua gjatë ndeshjes me Southampton-in në Stadiumin Saint Mary, në ndeshjen hapëse të vitit, në ditën e parë të 2020-s, sfidë të cilën “Spurs” e humbën me rezultatin 1-0, madje Harry Kane la fushën në momentin kur VAR-i po kontrollonte golin e shënuar prej tij, pikërisht në momentin që ndjeu edhe dhimbjet e para, gol që më pas u anulua për pozicion milimetrik jashtë loje.

Nuk është bërë e ditur një datë e saktë për kohën e tij të rikthimit, megjithatë një dëmtim i tillë kërkon një periudhë afërsisht 3-mujore për riaftësimin e plotë. Mjekët specialistë i këshilluan menjëherë ndërhyrjen kirurgjikale dhe ishin pikërisht doktorët që përjashtuan një kthim të mundshëm përpara muajit prill.

Nëse gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve, atëherë kapiteni i “Gjelave” rrezikon të humbasë gjithë sezonin, por mbi të gjitha Harry Kane mund të vërë në dyshim gjithashtu edhe pjesëmarrjen e tij në kampionatin e ardhshëm europian, që do të zhvillohet nga 12 qershori deri më datë 12 korrik.

Jose Mourinho pati deklaruar që pas takimit në Hampshire, se i druhej një mungese të gjatë, për shkak të vështirësive që paraqet një dëmtim i tillë si dhe vetë kohës së gjatë që nevojitet për një rekuperim të plotë, gjithsesi lajmi u konfirmua më në fund nga vetë zyrtarët e klubit londinez, pas konsultave të ndryshme. Harry Kane është pikërisht futbollisti më i rëndësishëm te Tottenham Hotspur, për më tepër sulmuesi i vetëm i ekipit e mbylli fazën e parë të sezonit duke shënuar plot 27 gola në 31 ndeshje, me klubin si dhe fanellën e përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Lexo edhe :  Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

Për momentin, “Gjelat” pozicionohen në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League-s, 6 pikë larg vendit të katërt, që aktualisht mbahet nga rivalët e Chelsea-t, sidoqoftë fakti që Tottenhami nuk ka më asnjë sulmues tjetër në dispozicion pritet të influencojë ndjeshëm në rivalitetin për zonën Champions të kampionatit anglez, pa harruar aspak gjithashtu edhe një detaj tjetër tepër të rëndësishëm, që sfidat vajtje-ardhje në Europë me klubin gjerman të Leipzigut do të zhvillohen në periudhën shkurt-mars, kështu që “Spurs” në mënyrë të kuptueshme pa kapitenin rrezikojnë ndjeshëm për t’u eliminuar që në fazën e 1/8.

Të fundit

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi...

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion zjarrfikës Canadair

Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet...

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një parking, ku pati një debat me...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Lajme të tjera

Web TV