Italia i heq licencën, “Fly Ernest”/AAC: Ja çfarë duhet të bëjnë udhëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bën me dije që nga dita e sotme“Fly Ernest” nuk do të kryejë më asnjë fluturim. Në njoftim thuhet se janë pezulluar 4 fluturimet e sotme. “Më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qera. Por, në orën 16:00, Ernest na informon me një tjetër korrespondencë, AAC-në bashkë me autoritetin ukrainas, se i anullon të gjitha fluturimet nga nesër”, thuhet në njoftim.

Autoriteti italian i Aviacionit Civil ka njoftuar më herët se nga data 13 janar, e hënë, kompania “Fly Ernest” do të nderpresë të gjithat operacionet ajrore. Aviacioni Civil Italian mori vendimin për pezullimin e fluturimeve më 13 janar të ‘Fly Ernest’ për shkak të vonesave.

Njoftimi i plotë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar:

Me anë të një tjetër deklarate zyrtare, pas asaj të 29 Dhjetorit 2019, Autoriteti i Aviacioni Civil italian (ENAC), njofton se pezullimi për licencën e kompanisë ajrore “Ernest”, duke filluar nga ora 00:01 të datës 13 Janar 2020, mbetet në fuqi. Sipas ENAC, kompania e fluturimeve “Ernest”, nuk do të jetë në gjendje të kryejë asnjë fluturim dhe transportuesi do të pushojë të gjitha operacionet.

Përgjatë këtyre ditëve, Ernest ka kryer disa fluturime me avionë me qera të shkurtër (ditore) nga kompani të tjera, duke pasur dhe probleme me shërbimin e klientit në telefon, email dhe aeroporte. Kjo sjellje jo korrekte e kompanisë ka bërë që shumë pasagjerë të humbasin fluturimet e tyre dhe/ose vonesa me fluturime alternative.

AAC ka monitoruar nga afër situatën dhe ka informuar publikun nëpërmjet deklaratave për media, për mënyrën se si duhet të veprojnë, duke ndjekur udhëzimet e kompanisë dhe autoriteteve italiane. Në këtë kuadër, autoriteti italian u kërkon udhëtarëve që posedojnë një biletë të lëshuar nga “Ernest”, të datës 13 janar 2020 e më tej, të mos shkojnë në aeroport dhe të kontaktojnë kompaninë ajrore për çdo informacion.

Lexo edhe :  Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Sot, më datë 10 Janar 2020, AAC u informua, se Ernest do të kryente edhe 4 fluturime përgjatë ditës së shtunë të datës 11 Janar dhe 8 fluturime të tjera përgjatë të dielës më 12 Janar, me një avion me qera. Por, në orën 16:00, Ernest na informon me një tjetër korrespondencë, AAC-në bashkë me autoritetin ukrainas, se i anullon të gjitha fluturimet nga nesër.

Menjëherë AAC u lidh me drejtuesit e ENAC, të cilët informuan, se edhe ata si autoritet përgjegjës sapo ishin informuar për këtë vendim të Ernest dhe se kompania “i kish garantuar se do të bënte rimbursimet e biletave të shitura”.

AAC rekomandon të gjithë pasagjerëve me bileta të prera me Ernest, të konfirmojnë dhe kontaktojnë kompaninë, aeroportin, agjencinë për statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport. Gjithashtu, të gjithë pasagjerët duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë. Pezullimi i licencës u lëshua nga ENAC në bazë të dispozitave të Rregullores (KE) nr. 1008 të vitit 2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian. Më 29 dhjetor Aviacioni Civil italian ka pezulloi licensën e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’.  Shkak për këtë pezullim ishin vonesat e shumta në linjën Shqipëri-Itali, si dhe ngatërrimi i destinacioneve.

Të fundit

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me...

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV