Pasojat e tërmetit sjellin ministrat e turizmit të Ballkanit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të bëjë bashkë ministrat e turizmit të të gjithë rajonit, nga Italia e Greqia, te Kroacia, Sllovenia, e Serbia. Të gjithë bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin.

Nuk do të jenë vetëm ministrat, por edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme, të gjithë operatorët turistikë në vend, të gjithë kryetarët e bashkive, ministra dhe kryeministri Rama në eventin më të rëndësishëm për turizmin, të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

“Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, është tema e samitit që po sjell në Tiranë, elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon, që këtë herë vjen të mësojë nga Shqipëria, një leksion solidariteti të rrallë për turizmin.

Në samit do të flasin dhe debatojnë me kryeministrin Edi Rama, të gjithë ministrat e rajonit dhe shumë nga zërat më të rëndësishëm të zhvillimit të turizmit ndërkombëtar.

Raportohet se ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me UNWTO do të mbajë këtë Samit Rajonal të Turizmit më 14 janar.

Fatkeqësitë natyrore si tërmeti i 26 nëntorit krijojnë kriza të cilat i vënë njerëzit përballë nevojës për strehim të menjëhershëm. /Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV