Përdhunoi në mes të rrugës një grua, detaje shokuese nga dosja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet rasti i përdhunimit të gruaje në Durrës. Bëhet fjalë për përdhunimin në makinë të një gruaje, në mes të muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi.

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se autori i ngjarjes së rëndë, Sami Hodha, ka pasur njohje me specialistin e Krimeve, Ermand Petova. Por, ky i fundit kur i ka shkuar në banesë për kontroll, ka thënë se nuk e ka gjetur aty, ndonëse nga hetimi ka rezultuar e kundërta, që ai në fakt kishte dijeni që ai ndodhet në banesë. Dosja e Prokurorisë së Durrësit për arrestimin e policëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, të siguruar për “BalkanWeb” , del edhe ngjarja  e rëndë.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve N/komisar Ermand Petova janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sami Hoxha, i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, me arsim 8 klasë, i pa punë, sepse me datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim një shtetase, se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Neni 102 i K. P. Nr. Unik 201911030081.

Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit Sami Hoxha në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë.

Lexo edhe :  Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Më datë 06.11.2019, ora 12:57, datë 06.11.2019, ora 5:04:24 PM, datë 08.11.2019, ora 10:01:54 nga bisedat telefonike me personit në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ Erman Petova dhe të dyshuarit Sami Hoxha, nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi e policisë Petrit Neziri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Të fundit

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

Lajme të tjera

Web TV