Sarandë/ Gjendet i vdekur në hotel doganieri

Një doganier i Doganës së Qafë-Botës është gjetur pa jetë në dhomën e një hoteli në Sarandë.

Sipas policisë së Sarandës, viktima mësohet se është 63-vjeçari, Janaq Rajdho.

Ai kishte kishte humbur kontaktet me të afërmit prej 4 ditësh.

Policia thekson se nga të dhënat e para dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Megjithatë, nga ana tjetër kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes