Një nënë në Britani ka treguar sesi vajza e saj vrau veten, disa muaj pasi u përdhunua në Greqi, teksa ishte në pushime. Ngjarja kishte ndodhur teksa ajo ishte jashtë me një grup miqsh, më 18 gusht 2019.
Julie Crowe, 18-vjeçare, u drogua dhe u përdhunua në një klub, në ishullin e Zakynthos. Asaj iu dha një pilulë, e më pas u përdhunua gjë që e detyroi të renë të vrasë veten.
Familja e saj ka treguar se ajo i ka kaluar muajt e fundit të jetës në vuajtje të madhe./Fjala.al