Autoriteti i Aviacionit Civil me anë të një njoftimi në rrjetin social “Faceboook” , njofton të gjithë pasagjerët të cilët do të fluturojnë drejtë Italisë anulimin e dy fluturimeve.
Kompania “Al-Italia” do të anulojë dy fluturimet e 14 janarit për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror.
“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë se për shkak të një greve të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 14/01/2020, ora 13:00 me 17:00, do të anulohen fluturimet e Alitalias si më poshtë: AZ 584 ROME-TIRANE 13:30; AZ 583 TIRANE-ROME 15:45.
Të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil./Fjala.al