Brexit: Publiku i Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të mbetet në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson ka vendosur të nxjerrë Mbretërine e Bashkuar nga Bashkimi Europian në një kohë kur shumica e votuesve duan të qëndrojnë, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi i BMG për “The Independent” zbuloi se vetëm tre javë para ditës së Brex-it në 31 janar, votuesit ndahen me marzhën mjaft simbolike prej 52-48 përqind në favor të Remain – e kundërta e rezultatit të referendumit 2016 .

Më shumë se 4 nga 10 duan shansin të votojnë për ribashkim me BE brenda dekadës së ardhshme- 18 përqind u shprehën se një referendum i dytë duhet të mbahet brenda një viti. Dhjetë përqind thanë se asnjë referendum i ri nuk duhet të mbahet për 11 vjet ose më shumë, dhe 28 përqind thanë se nuk duhet të ketë kurrë një tjetër, ndërsa 20 përqind nuk e dinin.

Kryeministri po përpiqet të krijojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Brukselin brenda kësaj periudhe kohore shumë të ngushtë.

Të pyetur se çfarë prisnin nga Brex-it në dy vitet e ardhshme, rreth 52 përqind thanë se kjo do të dobësonte Bashkimin e Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, kundrejt vetëm 13 përqind të cilët thanë se Brex-it do t’i forconte.

Rreth 45 përqind thanë që ata prisnin që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të dëmtohej, kundër 29 përqind që parashikuan përmirësim. Dhe 39 përqind thanë se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në botë do të bjerë, në krahasim me 28 përqind që thanë se do të rritet.

Rreth 29 përqind parashikuan një efekt të dëmshëm në gjendjen e tyre personale financiare, ndërsa 15 përqind u shprehën se ajo do të përmirësohej./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/ Burimi:The Indipendent

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV