Dëshmon vrasësi i kunatës/ “E kam goditur disa herë me thikë…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erdet Çapoku, i cili masakroi me thikë dhe me sende të forta kunatën e tij, Enkeledën, ka dalë sot përpara Gjykatës Penale të Tiranës.

Gjykatësi Llazer Sallaku pranoi kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Çapokun.

‘Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen që kam kryer. Unë kam investuar për kunatën dhe mbesën por ato nuk më kanë mbështetur. Nuk jam në gjendje të rikujtoj hap pas hapi çfarë ka ndodhur’, mësohet të ketë thënë Çapoku në seancë.

Çapoku është braktisur dhe nga familjarët e tij, të cilët kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se Erdet Çapoku e ka pranuar vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapoku, ndaj të cilës kohë më parë kishte pasur dhe një urdhër mbrojtjeje.

Dëshmia e Erdetit një ditë pas kryerjes së krimit:

‘Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera, jam ndërruar dhe kam dalë tek ‘Ura Ngushtë’ në anën e Laprakës, piva kafe e u ktheva në shtëpi.

Kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi (e mbaja si masë mbrojtëse), mora një thikë që e kisha në banesë, dola, shkova tek ‘Ura Ngushtë’ tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoi ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës. Kam shikuar rrotull, nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit.

Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluar me shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit, mua mu errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj.

Lexo edhe :  Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë’ dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje.

Rreth mesnatës, nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën.

Kaq kam për të deklaruar.’

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV