Dhuna në familje/ Mashtrim e përndjekje, prangosen 5 persona në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të arrestuarit akuzohen për vepra si mashtrimi, dhuna në familje, vjedhja, përndjekja, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Ndalimet janë bërë nga komisariate të ndryshme në kryeqytet.

Ata akuzohen për veprat penale si mashtrim, përndjekje, dhunë në familje, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndalimet janë bërë nga komisariate të ndryshme në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 5 persona për vepra të ndryshme penale.

-Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi: M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur.

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr, pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

-Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qëndrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Mashtrimi”, shtetasi: A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Sarandë, humbin jetën dy motra

-Nga Specialistët Për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij tip “BMW” ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme./Fjala.al

Të fundit

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit....

Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një...

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Kurtin

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe të shteteve anëtare do të pezullojnë takimet me kryeministrin...

Kokrra e fasules i bllokon rrugët e frymëmarrjes, i mituri në gjendje të rëndë

Një fëmijë nga Korça mosha e të cilit akoma nuk dihet, ka gëlltitur një fasule dhe fatkeqësisht fasulja i ka kaluar në rrugët e...

Pse është zhgënjyer Hansi Flick nga Barcelona?

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Hansi Flick ka pritur më shumë nga klubi në merkaton e janarit. Ai është i kënaqur me faktin se Barcelona...

Lajme të tjera

Web TV