Kishin kryer seri vjedhjesh, arrestohen dy të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njofton arrestimin e dy personave të cilët janë kapur në flagrancë duke tentuar të vidhnin një banesë.

Sipas policisë janë zbardhur dhe dokumentuar edhe 11 raste të tjera vjedhjesh të ndodhura më parë prej tyre. Në pranga e policisë kanë rënë 26-vjeçari me inciale Q.K dhe 26-vjeçari me iniciale A.H.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motoçikletë dhe automjet i marrë me qira nga autorët, i cili përdorej për të kryer vjedhjet.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale rezulton se këta shtetas janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektro-shtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektro-shtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;

– Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;

– Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektro-shtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;

– Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektro-shtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektro-shtëpiake në banesën e një shtetasi;

– Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektro-shtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.

– Më 20.11.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;

Lexo edhe :  Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

– Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.

– Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorike në banesën e një shtetasi.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të Q. K. dhe A. H./Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV