“South Outdoor Festival”, rikthehen turistët që eksplorojnë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe për vitin 2020 rikthehet në Borsh “South Outdoor Festival” për të apasionuarit e natyrës dhe turistët e aventurës.

Përgjatë 3 viteve Borshi, një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë së Jugut, i njohur për ujin e kristaltë, plazhin e mrekullueshëm dhe natyrën mbresëlënëse ka mirëpritur këtë festival.

Risia e këtij vit për vizitorët e këtij festivali, që do të mbahet nga data 30 prill deri më 3 maj, do të jenë kampet e luksit ku vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj do kenë mundësinë të shijojnë këtë event në natyrë në këto kampingje me kushte mjaft të mira.

Pra këtë vit të gjithë pjesëmarrësit e festivalit që po kërkojnë përvojën më autentike të këtij eventi do të kenë mundësinë të provojnë kampet e luksit duke u bërë një me natyrën.

Këto lloj kampesh organizohen për herë të parë në Shqipëri, ekskluzivisht për këtë festival nga një prej kompanive më të mira që ofron kampe luksoze VIP në festivale të mëdha në të gjithë Europën. Këto kampe do t’u ofrojë vizitorëve pajisje sanitare me cilësi të lartë, WIFI dhe shumë shërbime të tjera për ta bërë qëndrimin e tyre gjatë ditëve të festivalit sa më të rehatshëm dhe të këndshëm.

Ky festival është festa e gjithçkaje që mund të shijoni në natyrë, sportin, kulturën, traditën, muzikën, natyrën dhe kulinarinë.

South Outdoor Festival fton pjesëmarrësit nga e gjithë vendi dhe e gjithë Europa që të bashkohen, të konkurrojnë, të argëtohen dhe të përjetojnë bukurinë unike të natyrës, ushqimit, kulturës, traditës së Shqipërisë së Jugut.

Të fundit

Ylli Limani në komisariat? Artisti anulon koncertin në Shkodër

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka reaguar së fundmi në një InstaStory, duke ngjallur shqetësim te fansat e tij. Përmes...

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit, vetëm 14 prej tyre ulen...

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga Interi pas tre vitesh, por...

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit të Madh, njoftoi kreu i...

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e...

Lajme të tjera

Web TV