Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati caktohet si i dërguar i posaçëm në OSBE. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftim i në faqen e OSBE.
Në dallim me emërimet e tjera të cilët mbulojnë një fushë specifike, Bushati, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm, do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.
I dërguari i posaçëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë.
Ditmir Bushati shërbente në detyrën e Ministrit të Jashtëm kur Shqipëria fitoi drejtimin e Presidencës së OSBE për vitin 2020 por vetëm 1 muaj më pas u shkarkua nga detyra. Tashmë duket se emërimi i rij në këtë detyrë është edhe një ndjesë nga ana e Ramës për atë largim nga posti i ministrit. /Fjala.al/