Ja ku u fshehën ushtarët amerikanë për t’iu shpëtuar raketave të Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat amerikane në bazën ajrore Al-Asad në Irak ishin lajmëruar se do të sulmoheshin nga Irani.

Për këtë arsye, ata u strehuan për rreth dy orë e gjysmë përpara se raketat të goditnin bazat e tyre.

Disa prej trupave ishin zhvendosur jashtë zonës së rrezikut ndërsa të tjerët ishin strehuar në bunkerë.  Sulmi me raketa zgjati rreth dy orë dhe ishte i përqendruar vetëm në dy bazat ajrore amerikane, baza të cilat përbëjnë rreth një të katërtën e bazës së Irakut.

Oficerët amerikanë e cilësuan një mrekulli faktin që nuk kishte asnjë viktimë nga sulmet iraniane.  Trupat amerikane ishin njoftuar për sulmin që do të kryhej një sulm mbi bazën e tyre, vetëm nuk ishin në dijeni se më çfarë do t’i sulmonte Irani.

Ky sulm ishte një shenjë hakmarrjeje për vrasjen me dron të gjeneralit të lartë iranian Kasem Sulejamani.

Trump tha se Sulejamani po përgatiste sulme ndaj ambasadave amerikane edhe pse SHBA nuk është në gjendje të japë prova konkrete për këtë pretendim.

Kryeministri irakian Adil Abdul Mahdi pranoi se Irani i kishte dërguar një mesazh zyrtar se do të sulmonte bazat ushtarake, por pa specifikuar se ato do të ishin baza amerikane.Pas këtij mesazhi, Iraku kishte lajmëruar Shtetet e Bashkuara se Irani po përgatitej të sulmonte bazat amerikane, transmeton CNN.

Raketa e parë u lëshua në orën 1:34 të mëngjesit.

Kjo u shoqërua me një pauzë të shkurtër prej rreth 15 minutash.

Më pas nisi goditja radhës. Në dy orët e ardhshme u lëshuan një seri raketash në drejtim të bazave amerikane.

Më pas ushtarët dolën nga bunkerët për të parë nga afër shkallën e plotë të shkatërrimit.Baza ajrore Al-Asad, e cila strehon trupat amerikane, është një nga bazat ushtarake më të mëdha dhe më të vjetra në Irak.

Lexo edhe :  OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Ajo është e vendosur në provincën Anbar.

Anbar është vatra kryesore veprimtarisë së ISIS në Irakun perëndimor, sidomos gjatë viteve 2014 dhe 2017.

Anbar është edhe vendi i ekstremizmit Suni, ekstremizëm, i cili lindi si pasojë të Irakut nga SHBA në 2003-n.

“Kur hymë këtu jemi ndjerë shumë të sigurt. Hyrja ishte shumë e vështirë në mënyra të caktuara, por ne ndjeheshim shumë mirë dhe shumë të sigurt”, tha Trump, në dhjetor të 2018 ku vizitoi trupat në Al-Asad.

Prania ushtarake amerikane në Irak është luhatur që nga pushtimi i vitit 2003. SHBA arriti kulmin me praninë e saj në Irak prej 170,000 trupash.

Në vitin 2011, Ish-Presidenti Barack Obama tërhoqi forcat amerikane nga Iraku. Ndërsa në vitin 2014 rreth 5,000 trupa u vendosën në Irak me kërkesë të qeverisë së Irakut, e cila kërkonte ndihmën e SHBA-ve për të luftuar ISIS-in./Fjala.al/

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV