Shpopullimi nga të rinjtë në Kukës/ Ambasada Amerikane ofron një mundësi të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur Kukësi ka marrë vëmendje të madhe edhe nga media të huaja për shpopullim nga të rinjtë, për shkak të papunësisë, Ambasada Amerikane ka reaguar.

Në një postim në Facebook, ambasada u bën thirrje të rinjve që janë të interesuar për punë në Kukës, duke i quajtur ata agjentë ndryshimi. Ambasada ka hapur aplikimet për programin “EmpowerUp”, një program që synon të mbështesë të rinjtë që duan të punojnë.

Kjo nismë ofron seanca trajnimi online ose fizikisht, për punë të pavarura, sipërmarrjen në internet apo edhe në aftësitë digjitalë. Të rinjtë nga Kukësi ose zonat përreth mund të aplikojnë për këtë mundësi në linkun këtu.

“Thirrje të gjithë të rinjve të interesuar për t’u bërë agjentë ndryshimi në Kukës! Këndi Amerikan i Kukësit tashmë pranon aplikimet për programin “EmpoëerUp”. Kjo nismë synon të mbështesë të rinjtë të eksplorojnë perspektiva të reja pune dhe të zbulojnë mundësitë e ardhshme të punësimit. Një seri seancash trajnimi dhe udhëzimi online dhe fizikisht do të organizohen për të eksploruar punët e pavarura, sipërmarrjen në internet dhe zhvillimin e aftësive të rëndësishme digjitale. Kush duhet të aplikojë? Të rinj nga Kukësi dhe zonat përreth, sipërmarrësit aspirues, punëkërkues, studentë dhe të sapodiplomuar – kjo është për JU!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /O.S

Të fundit

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë...

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra...

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro. Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu,...

Britania shënon rekord gjashtëmujorin e parë/20,000 emigrantë kaluan kanalin e La Manshit

Rreth 20,000 kërkues azili kanë kaluar Kanalin e La Manshit me anije të vogla që nga 1 janari dhe kanë mbërritur në Britani, duke...

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar përfundimin e blerjes së kompanisë italiane të hapësirës ajrore Piaggio Aerospace, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria...

Lajme të tjera

Web TV