test

KLSH për kasat: Si u godit biznesi i vogël dhe sa lekë humbi shteti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një auditimi për performancën e pajisjes me kasa fiskale gjatë dekadës së fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit del në konkluzionin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Financave kanë dështuar në mbledhjen e të ardhurave dhe luftën ndaj evazionit fiskal. Kjo sipas KLSH për shkak të mungesës së objektivave dhe një strategjie efektive.

Politikbërja në dekadën e fundit ka rritur vetëm masat ndëshkimore ndaj biznesit dhe asgjë më shumë. Pajisja me kasa fiskale e bizneseve gjatë 10-vjecarit të fundit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave nuk ka sjellë përmirësim në mbledhjen e të ardhurave dhe uljen e evazionit fiskal. Është ky përfundimi i një auditimi të kryer nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit i miratuar nga kreu i këtij institucioni në fund të dhjetorit 2019. Në auditimin e performancës me temë: “Efektiviteti i kasave fiskale në rritjen e të ardhurave tatimore” të ushtruar në Tatime e Financa u shtri edhe në 6 drejtori rajonale Tatimore.

‘Nga auditivi- thotë KLSH-rezulton se shuma prej 46.5 milionë euro të shpenzuara për 27 lloje të kasave fiskale në përdorim, nuk ka sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga tatimi i fitimit. Nga 155 mijë kasa të instaluara në total 3/4 e tyre janë vendosur tek biznesi i vogël.

Në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave nga TVSH, që mblidhet nga tatimet. Kështu raporton KLSH: Në 2009 tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën nga 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte 24%.

Pra pavarësisht rritjes së xhiros së raportuar nga kasat, ajo që konstatohet sipas KLSH-së në periudhën 2017-2018 është ulja e raportimit mesatar për kupon. KLSH vëren përmes auditimit se mungesa e objektivave dhe një strategjie për pajisjet fiskale ka çuar edhe në dështimin e luftës kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. Përkundrazi politikbërja në dekadën e fundit ka rritur vetëm masat ndëshkimore ndaj biznesit, e kryesisht atij të vogël.

Lexo edhe :  Pas marrjes së vulës, tani PD duhet të bëjë partinë

Kështu për periudhën 2017-2018 janë konstatuar 9 348 raste të shkeljeve për kasat fiskale, për të cilat DPT ka aplikuar gjoba në vlerën prej 536 milion lekësh ose rreth 4.3 milion €, që përbëjnë pothuaj 10 % të shpenzimeve gjithsej të bëra për kasat fiskale që nga fillimi i implementimit në  2010 ën.

Sipas KLSH-së edhe krijimi së fundmi i faturës elektronike, ‘e-invoice’, me qëllim gjurmimin dhe identifikimit në kohë reale të transaksioneve që kryen biznesi bart disa risqe mes të cilave ka veçuar rritjen e kostos për bizneset nga mospërshtatja e sistemit të ri me pajisjet fiskale aktuale.

/Fjala.al/

Të fundit

Suedia: miti i socializmit nordik

Rainer Zitelmann Sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike 2023, Suedia është ndër ekonomitë më të orientuara nga tregu. Në përgjithësi, ajo...

Tendencat më të mëdha të Fintech në 10 vitet e ardhshme

Bernard Marr FORBES Nëse një javë është një kohë e gjatë në politikë, atëherë dhjetë vjet janë një përjetësi në botën e teknologjisë. Unë shpesh shkruaj...

Rruga e rrezikshme drejt robërisë, nga Joseph Stiglitz

Instituti Mises Të thuash se Joseph Stiglitz, një laureat i Nobelit në ekonomi, i cili tani jep mësim në Universitetin e Kolumbias, është kundër tregut...

26 Qershor 1409/ Si u nda në dy pjesë Kisha Katolike Romake

Kisha Katolike Romake ndahet më dysh kur Petros Philargos bëhet Papë Alexander V nga këshilli i Pizës, paralel me Papën Gregori XII në Romë...

Mbijetesa në kampet e përqëndrimit dhe kufta kundër abortit me Papa Gjon Palin II

Wanda Półtawska Në fund të shekullit të 20-të, Papa Gjon Pali II u shfaq si guru karizmatik i kundërshtarëve të abortit. Teksa përshëndeti besimtarët...

Lajme të tjera

Web TV