Një duvak i bardhë nga Vranishti në Gostivar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Duvakët e bardhë të Labërisë zbardhin jetën e shtëpive të lebërve, por dhe më tej, jashtë kufijve ku banojnë vëllezërit tanë të një kombi e të një gjaku.

Sa lezet u ka duvaku i bardhë,stolisur me lulet e bukura të maleve të Horës, vajzave vranishiote. Të ëmblat vajza, shtathedhurat, puntoret, ato që ia marrin bukur këngës e hedhin me hap të lehtë vallen e shtruar vranishiote,kanë nderuar vehten edhe në luftë dhe si amvisa shtëpiake.Janë vajza të kohve të reja,bien në sy,ndritin si dria dhe rrezatojnë mirësi e dashuri që larg.

Vera Hamit Kongjoni e bija e ish kryetarit të komunës së Vranishtit për kohën e pluralizmit, vajza e lindur e rritur në Vranisht, që mbaroi shkollën 8-vjeçare dhe të mesme në vendlindje,vite më parë shkoi larg por e sigurt në dashurinë e saj. Është martuar me një shqiptar etnik nga Gostivari, ajo shtroi (gosti), duke e varur jetën e saj pas të riut që donte.

Para do kohe, Vera ishte  në dasmën e një shoqeje të saj në Durrës. Këtu u njoh me Rami Hysenin, nga Gostivari. Si ndodhi, si ju ngjiz Ramiu Verës, edhe për dasmën e shoqes uronte, por dhe një dashuri e brendshme, si e të bukurat e Vranishtit, plot pastërti e thellësi si ujrat e Horës e shtynt drejt.

Ramiut nga Gostivari

Që në duvakun e shoqes së Verës, shihte nusen e tij të ardhshme, dashurinë e vetme, vetë jetën e tij. “Nuk e fsheh dot-thotë Vera-që ai djali panjohur, në vështrim e buzëqeshje, më pëlqeu pësëpari. Kur hyjmë në biseda, e ndjeva se dhe ai më donte. E di çfarë? Të fejohemi bashkë! Unë jam shqiptar, dashuria dhe krushqia midis shqiptarve të Shqipërisë Etnike, kudo që janë dhe punojnë, jetojnë, është një mbrekulli e veçantë e mirë”.

Kështu tha Ramiu në atë mbrëmje të paharruar të dasmës së shoqes së Verës, që u bë dhe dasma e saj më vonë. E dija që babai i im i mirë,i urtë,zakonli e respektues i zakoneve të të tjerve,i  respektuar për ndjenjat e të tjerëve karshi familjes sonë ma dha përkrahjen me gjithë zemër e burrëri si prind.

Lexo edhe :  Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

Vera u fejua me Ramiun, shkëmbyem vizitat, krushqia u derdh si aroma e lueve të Bogonicës.Ata erdhën në Vranisht dhe vranishiotët u këthyen vizitën krushqare në Gostivar. Krushqia pëlqehet ,pa bëhet kur duhen të rinjtë.

Gostivarasit e pëlqyen nusen nga “Shqipëria Amë”, vranishjotët e pëlqyen djalin e urtë në fjalë,puntirin që se ka shokun, djalin nga Gostivari. Dita e dasmës do të ishte, dita më e shënuar për çiftin, do të ishte si dasma e shoqes së Verës, ku do të sundonte duvaku i bardhë.

Njerëz të shumtë, të gëzuar do të hiqnin valle e këndonin këngë më gjuhën e uruar nga Zoti(shqip) e pritën nusen nga Shqipëria, me të gjitha zakionet tona kombëtare. Vera dhe Ramiu qëndruan disa kohë në Gostivar, pastaj emigruan në Itali, ku linde s’perëndon dielli i jetës së shqiptarëve. Në Itali, çifti, punoi dhe jetoi pa harruar Shqipërinë. Ramiu mësoi zanatin e picajollit duke derdhur djersët rrëke siç thonë vranishio, në një piceri italiane. Nga malli çifti u këthye në folen e vet  në Shqipëri.

Ramiu zgjodhi Vlorën

Në atë derë që mori nusen kërkoi punën dhe bukën. “Vlora është vendlindja e nuses sime, por dhe një qytet turistik ku ata u ngulën për të jetuar e punuar familjarisht!”Ata hapën një piceri dhe janë pronar me djersën e ballit.

Njerëzve të mirë puna u shkon mbarë, të mirat matriale janë shtuar,pasuria i gëzon dhe vlonjatët i nderojnë. Kanë 2 fëmijë që janë si engjëj, janë si tufa me lule mbi duvakun e bardhë të nusërisë të jetës gjatë. Ramiu është Vranishiot, Vera është dhe gostivarase, fëmijët janë shqiptarë të dashur për prindërit.

Sikur të vepronin të gjithë të rinjtë si ata, fëmijët shqiptarë do të buzëqeshnin të lumtur si Gazmendi dhe Ariela, fëmijët e dashur të Ramiut dhe Verës.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV