Kokainë nga Brazili drejt Italisë/ 4 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Italiane në Xhenova, në bashkëpunim me Agjencinë Doganore kanë sekuestruar 333 kilogramë kokainë të pastër, e cila vinte nga Brazili.

Droga mbërriti në portin italian e fshehur në disa shufra graniti. Operacioni me emrin “Samba 2020”, erdhi pas kontrolleve të shumta të ushtruara nga Guardia di Finanza ndaj kontenierëve që vinin nga Brazili, duke konstatuar një numër të madh shufrash graniti.

Mes shufrave ishte krijuar një hapësirë ku u gjetën 300 pako me drogë, me një total prej 333 kilogram kokaine të pastër, me vlerë prej 100 milion eurosh.

Policia italiane arrestoi katër persona të cilët po përpiqeshin të transportonin drogën, mes katër të arrestuarve dhe një shqiptar: J.M.J me kombësi kroatë, B.A me kombësi shqiptare, P.B.L me origjinë braziliane dhe C.G me origjinë italiane./Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV