Pas Xavi-t, del një emër tjetër për stolin e Barcelonës

Humbja e gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid, duket se tashmë e ka bërë të domosdoshme largimin e trajnerit Ernesto Valverde dhe vendosjen e një tjetër emri në vendin e tij.

Pas refuzimit të Xavi Hernandez për të marrë drejtimin e stolit të Barçës, mediet spanjolle janë duke përmendur një tjetër emër  për këtë pozicion.

Është pikërisht ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ai që raportohet se mund të jetë menaxheri i ri i katalanasve.

Mauricio Pochettino

Pochettino momentalisht nuk është duke drejtuar asnjë skuadër dhe një ofertë nga Barcelona duket si e parefuzueshme nga ana  e tij. Duket se spanjolli ka pëlqimin e Bartomeut dhe të lojtarëve të Barçës.

Mauricio ka drejtuar më parë klubin e Espanyol, ndaj mund të thuhet se ka një eksperiencë në Katalunjë. Ndërsa, në fundmi spanjolli ka qëndruar në krye të stolit të Tottenham për plot 5 vite, ku duhet theksuar se i k çuar anglezët deri në finale të Ligës së Kampionëve një vit më parë./Fjala.al/