“Stop shoferëve vrasës”, Lleshaj: Së shpejti me një paketë masash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo ditë e më shumë në vendin tonë po ndodhin aksidente tragjike. Edhe 2020-ta ka pasur shumë aksidente rrugore për dy javët e para.

Për realitetin e hidhur të qarkullimit rrugor ka folur sot edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ministri nënvizon se policia është në krye të detyrës, e madje ka shtuar masat ndaj shkelësve të ligjit.

Në komentin e tij, ai shkruan se papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Po sipas tij, papërgjegjshmëria e shoferëve, po vret më shumë njerëz sesa vetë krimi.

Ministri Lleshaj njofton se në javët në vijim, do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike, për më shumë siguri në rrugët tona.

Statusi i plotë

“Papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen. Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi… … ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj.

Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona… ..

Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha. Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm. 2020: Viti i Sigurisë Rrugore”. /Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV