Virgjëria s’është më në “shitje”/ “Qepja” do dënohet me ligj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa organizata kanë kritikuar praktikën e “kirurgjisë së riparimit të himenit” ose siç njihet ndryshe si himenoplastika, e cila i “rikthen” grave virgjërinë. Kjo praktike është konsideruar si një kulturë abuzimi dhe një formë e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Lisa Hallgarten, drejtuese e politikës dhe çështjeve publike në bamirësinë e shëndetit seksual, u pajtua se është “jo etike” dhe se “shërben për të forcuar dezinformimin e rrezikshëm mbi biologjinë”.

Aktualisht kirurgjia, e cila përfshin rikthimin e një shtrese të lëkurës në hyrje të vaginës e cila pasi “depërtohet”, rrjedh gjak kur një grua kryen marrëdhënie seksuale, konsiderohet si e ligjshme.

Natyra e përhapur e kësaj praktike vjen më së shumti nga gratë muslimane të cilat vihen nën presion nga familjet e tyre për t’iu nënshtruar operacionit para se të martoheshen.

Në Kuran muslimanët e pamartuar këshillohen kundër seksit para martesës.

Priten të merren nisma për ofrimin e arsimit publik mbi disa mite të pavërteta që qarkullojnë. Një concept I gabuar është se një himen ” i paprekur “duhet të jetë ende i pranishëm në çdo grua që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale; dhe se çdo grua që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale duhet të rrjedhë gjak herën e saj të parë”.

“Disa grave u del gjak pasi bëjnë seks për herë të parë, e disa të tjerave mund të mos u dalë. Të dyja këto situata janë krejtësisht normale.

“Himeni mund të depërtohet mjaft lehtë e para se një grua të bëjë seks për herë të parë, përmes aktiviteteve të tilla si kalërimi ose nga sportet e ndryshme.

“Të kesh një himen të çarë nuk do të thotë detyrimisht që një grua ka humbur virgjërinë e saj.”

Lexo edhe :  Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t'i tallur me miqtë?

Operacioni mund të kryhet brenda një ore duke përdorur anestezi lokale. Besohet se qindra pacientë e kalojnë këtë procedurë çdo vit në klinika private.

Në nëntor të vitit 2019, reperi i famshëm TI zbuloi se ai e çonte vajzën e tij 18-vjeçare tek gjinekologu çdo vit për të “kontrolluar himenin” e saj dhe për t’u siguruar që është “ende e paprekur”.

Të fundit

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Lajme të tjera

Web TV