E kaluara kriminale e disa prej të arrestuarve për pasojat e tërmetit

Të tjera detaje dalin në dritë nga megaaksioni i policisë, që çoi në shoqërimin e 24 personave pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

  1. Faik Fejzo

Ish-kryetarët e Komunës së Kasharit, i dënuar për mbivendosje pronash në periferi të kryeqytetit.  Fejzo ka pasur mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, dhë nën bekimin e tij ka drejtuar Komunën e Kasharit.

  1. Vjollca Hoxholli

Ndërtuese, arrestohet me akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Ajo akuzohet se ka përfituar një sasi të konsiderueshme prej 318 mijë eurosh nga një qytetar që kishte “blerë” 4 apartamente te kompania e ndërtimit e shtetases Vjollca Hoxholli.

  1. Farbardh Plaku

Ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës. Ai është akuzuar se ka përpiluar dokumentacionin për regjistrimin e një prone në Z.V.R.P.P Tiranë prej 10.000 m², ndodhur në fshatin Lundër pranë TEG-ut.

  1. Luan Beta

Ish-shef i Urbanistikës në bashkinë e Vorës. I akuzuar në kuvend për trafikim të votave në procesin zgjedhor.

  1. Besnik Fuçia,

Ish-kreu i komunës Kashar. I arrestuar më parë për falsifikim dokumentesh. Bensik Fuçia ka shpërdoruar detyrën në ndërtimin e dy pallateve në Yzberisht. /Fjala.al