Nga /Fjala.al/
Nuk është Xavi njeriu që do të drejtojë skuadrën më të mirë të botës, por një emër që askush nuk e priste. Ndonëse është një ndër trajnerët më me përvojë në futbollin spanjoll, Quique Setién asnjëherë nuk kishte dalë në skenën e dëshirave të Barcelonës.
Megjithatë ai ka nënshkruar deri në qershorin e 2022 me gjigantin katalanas pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, teknikut që humbi një ndeshje në gjysmëfinalen e Superkupës me Atletico Madrid, një ndeshje që në fakt u dominua nga Barça, ku iu hoqën dy gola nga gjyqtarët e takimit.
Po kush është Quique Setién?
Ditën e djeshme, diku rreth orës 13.30 u nënshkrua kontrata, rreth orës 14:00, u krye sesioni fotografik në fushën e Camp Nou-t dhe në 14:30 u bë edhe prezantimi dhe konferencë për shtyp në zyrën e njohur si “Auditor 1899”.
61vjeç, Quique Setién, vjen nga Cantabria, një zonë në Veri të Spanjës. Ai ka drejtua një sërë klubesh por më i njohur është bërë me Racing Santander, Las Palmas dhe Betis, ky i fundit është edhe klubi i tij që drejtoi në sezonin 2018/19.
Si lojtar Setién njihet në pozicionin e mesfushorit. Madje ka shkëlqyer me Racing Santander për mbi 12 sezone.
Tek Barça vjen pasi një periudhe të gjatë menaxhimi dhe trajnimi. E nisi tek Santander, pikërisht në klubin e tij të qytetit dhe të vendit ku kishte luajtur futboll. E solli skuadrën e tij në majat e futbollit spanjoll në vitin 2002. Më pas ai u largua për të shkuar Logroñés, një klub që ai kishte përfaqësuar edhe si lojtar në kategorinë e parë.
Me këtë klub ai dështoi pasi nuk mundi ta ngrinte dot. U tërhoq dhe më pas shkoi në Lugo ku qëndroi për 6 sezone aty. E solli në kategorinë e dytë skuadrën dhe më pas e la aty për t`iu bashkuar Las Palmas deri në fundin e sezonit të 2017-s.
Në verën e këtij viti ai nënshkroi me andaluzianët e Betis duke i sjellë ata deri në vendin e 6 në kampionatin spanjoll dhe duke iu siguruar edhe një vend për Europa Ligue.
Tashmë ka fatin të trajnojë skuadrën më të mirë të botës dhe lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.