Nuk deklaroi dënimin, gardisti ridënohet me 8 muaj shërbim prove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv i gardës është dënuam me 4 muaj burgim pasi ai nuk ka deklaruar dënimin për vjedhje të energjisë elektrike. Dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës dhe mësohet se bëhet fjalë për gardistin me inicialet Rr.A. gjykata ka vendosur ta dënojë gardistin për për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve”, dënim ky që më pas është konvertuar në 8 muaj shërbim prove.

Në vendimin e saj gjykata e Tiranës, ka caktuar periudhën 8 mujore si kushtin që gjatë kësaj kohe gardisti, të mos kryejë asnjë vepër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar. Dosja në prokurori është regjistruar me informacionet e përcjella nga oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme.

Në këto informacione thuhet se:”…pas verifikimeve të kryera për Rr. A, i cili ushtron detyrën trupë shërbimi në Sektorin e Ruajtjes së Banesave në Drejtorinë për Sigurinë e Larta Shtetërore në Gardën e Republikës, rezultoi se Rr.A, sipas vërtetimit Fizik të Personaliteteve të gjendjes gjyqësore ishte i dënuar 16 shkurt 2015, për akuzën e “Vjedhjes së energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, duke u dënuar me 4 muaj burgim…”.

Nisur nga ky informacion, prokuroria e Tiranës ka argumentuar se Rr.A ka pasqyruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit, pasi gjykata ka dhënë ndaj tij një vendim dënimi me burgim të formës së prerë, i cili është pezulluar me kusht. Për këtë vendim gardisti ka pasur dijeni, pasi ka qenë i pranishëm gjatë gjykimit, në dhënien e vendimit dhe më pas në ekzekutimin e tij. /Fjala.al/

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV