Para samitit të Zagrebit, PE diskuton hapjen e negociatave me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenca kroate dhe Komisioni Europian synojnë të bindin të gjitha shtetet anëtare për rëndësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para samitit të Zagrebit në 6 dhe 7 maj. Në seancën plenare të Parlamentit Europian, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen kanë insistuar sërish mbi rëndësinë e hapjes së negociatave me të dyja vendet.

“Vendet e Europës Juglindore nuk kanë ku të shkojnë tjetër. Ato nuk do bëhen shtete anëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, apo Rusisë. E vetmja rrugë para tyre është Evropa. Politika jonë duhet të strukturojë këtë marrëdhënie në një mënyrë serioze. Nëse politika jonë krijon përshtypjen se Ballkani Perëndimor do jetë gjithnjë paradhomë e Bashkimit Europian, kjo nuk do jetë e dobishme derklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkovic..

Ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka theksuar se brenda disa javësh do të jetë gati një strategji e re për hapjen e negociatave.

“ Që samiti i Zagrebit të jetë një sukses ne duhet të bëjmë përpjekjet tona. Ndaj, ne do të paraqesim një strategji të re brenda disa javësh, në mënyrë që të diskutojmë modernizimin e procesit të zgjerimit, por pjesa më e rëndësishme është që  t’u japim miqve tanë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një perspektivë për hapjen e negociatave. Ata kanë përmbushur kushtet që u kemi kërkuar, ndaj tani është koha për ne që t’u japim një perspektivë të vërtetë”.

Për këtë qëllim, presidenca kroate, Komisioni Europian kanë mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare dhe shumicës së dërrmuese të Parlamentit Europian, me përjashtim të grupimit të ektremit të djathtë.

Lexo edhe :  Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur...

“Ne jemi shprehur qartë, që vendimi i këshillit Europian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte një vendim dritëshkurtër. Ne shpresojmë që grupimi socialist do të flasë me miqtë e tyre danezë, që grupimi i liberalëve do të flasë me Francën dhe që do të bindin ato shtete anëtare që hezitojnë ende për rëndësinë e hapjes së negociatave me dy vendet”, deklaroi kryetari i grupit EPP në PE, Manfred Weber.

Të fundit

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një...

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një roman zviceran të vitit...

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja historike e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë mund të përfitojnë vitet e punës të mbledhura...

1 Korrik 1963 – SHBA dhe BS nënshkruajnë marrëveshjen për “linjën e nxehtë”

Një hap historik për shmangien e luftës bërthamore, pasojë direkte e Krizës së Raketave në Kubë (1962) Në kulmin e Luftës së Ftohtë, marrëdhëniet midis...

Meta, telefonatë live nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e papjekur

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke u shprehur se nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV