“Reforma Zgjedhore” bën bashkë politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat politike janë ulur në një tryezë të përbashkët për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke plotësuar kështu një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Katër të përzgjedhurit për takimin e sotëm janë, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare, si dhe Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili përfaqësues të opozitës së bashkuar.

Bashan në një deklaratë për mediat ku zbuloi emrat e të përzgjedhurve, tregoi gjithashtu tre kushtet e maxhorancës: ” Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.”, “Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.”, ” Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.”./Fajala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV