Shkencëtarët zbulojnë materialin më të vjetër në Tokë, 7.5 miliard vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se asgjë nuk do të mbetet mister në tokë. Është një sipërmarrje e kohëve të fundit që flet mbi disa mbetje të një guri, me anë të të cilave pretendohet se është gjendur mosha e grimcave të rëna në Tokë.

Shkencëtarët që ishin duke e studiuar një meteorit, kanë zbuluar materialin më të vjetër të njohur që ka ekzistuar ndonjëherë në planetin tonë.

Ata gjetën grimca brenda një guri të rënë nga hapësira në Tokë në vitet gjashtëdhjetë, të cilat janë të vjetra rreth 7.5 miliardë vjet.

Grimcat më të vjetra ishin formuar në yje që ishin krijuar shumë kohë para krijimit të sistemit tonë diellor.

Kur yjet vdesin, pjesët përbërëse të tyre përhapen në hapësirë. Këto grimca më pas bëhen pjesë e yjeve, planetëve dhe meteoritëve të rinj.

“Ato janë mostra të ngurta të yjeve, me fjalë të tjera, janë pluhur i vërtetë i yjeve”, tha autori kryesor i këtij studimi, Phipill Keck, i cili punon në Universitetin e Chicago-s.

Një ekip i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra i analizuan 40 pjesë të një meteoriti që kishte rënë në Australi në vitin 1969. Për ta zbuluar moshën e këtyre grimcave, hulumtuesit e matën kohën e ekspozimit të tyre ndaj rrezeve kozmike në hapësirë.

Disa nga këto rreze ndërveprojnë me materien dhe formojnë elementë të rinj. Sa më gjatë që këto grimca janë ekspozuar ndaj rrezeve, aq më shumë elementë të rinj formohen, shkruan “BBC”. /Fjala.al/

Të fundit

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze. 23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Lajme të tjera

Web TV