Dr.Edi Tushe
Në Europë gjendet kryesisht Meningiti B
Ai është i shpeshtë te fëmijët më pak se 4 vjeç dhe adoleshentët e moshës 15-24 vjeç.
Përcjellja e sëmundjes është shumë e lartë ndër adoleshentët, por të mendojmë se personi i kolonizuar me mikrobin, e mbart atë në fytin e tij dhe që adoleshentët kanë disa sjellje të veçanta (përqafohen, puthen, pinë nga e njëjta gotë, etj).
Shumica e adoleshentëve e mbartin mikrobin, por nuk shfaqin shenja të sëmundjes. Ata janë një rezervuar i rëndësishëm i mikrobit dhe për shkak të sjelljeve të tyre sociale dhe jetës nëpër konvikte, të rrezikuar për t’u sëmurur me sëmundjen meningkoksemike dhe për ta shpërndarë atë.
Në vende të ndryshme të botës ka politika vaksinimi të ndryshme. Në Europë vaksinimi për llojet e ndryshme të sëmundjes meningokoksemike është i detyrueshëm që në fëmijëri. Në SHBA vaksinimi rekomandohet në adoleshencë dhe vetëm për rrethana të veçanta që në fëmijëri.
Në tabelat vijuese keni skemat e vaksinimit të Italisë (aplikohet në të gjithë Europën e industrializuar) dhe në SHBA.
Në qoftë se mendoni se duhet të bëni vaksinimin për meningitin dhe jeni brenda moshave të rekomanduara nga kjo skemë, mund të ndiqni çfarë rekomandohet në skemën e mëposhtme.
Në qoftë se fëmija juaj është jashtë moshës ku rekomandohet vaksinimi përkatës për meningit, ndiqni me kujdes shënimet që vijojnë pas kësaj skeme, rastet e veçanta ose vaksinim rutinë.
Vaksinimi për meningokokun tipi A, C, W, Y
Mosha minimale që mund të bëhet vaksina e quajtur Menveo është 2-muajsh, kurse Menactra 9- muajsh.
Vaksinimi rutinë në SHBA
2 doza në moshën 11-12 vjeç, dhe 16 vjeç
Kush nuk është vaksinuar më moshën 11 vjeç:
Mosha 13-15 vjeç: 1 dozë në këtë moshë dhe kujtesa në moshën 16-18 vjeç (intervali minimal nga një vaksinim në tjetrin: 8 javë)
Mosha 16-18 vjeç: 1 dozë
Rrethana të veçanta
Çrregullime anatomike ose funksionale të shpretkës (përfshirë drepanocitozën), infeksioni prej HIV, deficit i komplementit etj:
Menveo
-Doza 1 në moshën 8 javë: 4 doza në muajin 2, 4, 6, 12
-nëse doza 1 është bërë në moshën 7-23-muajshe: 2 doza (doza 2 të paktën 12 javë pas dozës 1)
-nëse doza 1 në moshën 24-muajshe ose më vonë: 2 doza me interval të paktën 8 javë nga njëra-tjetra
Menactra
-Në deficitet e komplementit:
Mosha 9-23-muajshe: 2 doza me të paktën një interval 12 javësh nga njëra-tjetra
Pas moshës 24-muajsh: 2 doza me interval të paktën 8 javë nga njëra-tjetra
Sëmundjet e shpretkës, ose infeksioni nga HIVA:
Mosha 9-23-muajshe: Nuk rekomandohet
Nëse mosha është mbi 24-muajshe: 2 doza me interval të paktën 8 javë nga njëra-tjetra
Menactra duhet të administrohet të paktën 4 javë pasi është bërë vaksina e pneumokokut 13
Nëse udhëtohet në vende ku ka epidemi të meningjitit, fëmijët nën 24-muajsh:
-Menveo (mosha 2-23 muajsh):
Doza 1 në moshën 8-javëshe: 4 doza në moshën 2, 4, 6, 12-muajshe
Nëse doza e parë në 7-23-muajshe: 2 doza (doza 2 të paktën 12 javë pas dozës së parë dhe pas vitit të 1 të jetës)
-Menactra (mosha 9-23-muajshe):
2 doza (doza 2 të paktën 12 javë pas të parës; doza 2 mund të administrohet edhe 8 javë pas së parës në rast se udhëtohet në vendet me rrezik të lartë për meningit)
Fëmijët e moshës mbi 2 vjeç: 1 dozë të Menveo ose Menactra
Studentet që jetojnë në konvikt ose ushtarët që jetojnë në kazerma (nëse nuk janë vaksinuar më parë):
1 dozë Menveo ose Menactra
Shënim: Menactra mund të administrohet ose para, ose në të njëjtën kohë me DTaP.
Vaksinimi për meningitin B
Kjo vaksinë mund të administrohet edhe tek adoleshentët jo të rrezikuar të moshës 16-23 vjeç (mosha e preferuar është 16-18 vjeç):
Bexsero: 2 doza me interval të paktën 1 muaj nga njëra-tjetra
Trumenba: 2 doza të paktën pas 6 muajsh nga doza 1; nëse doza 2 është administruar më pak se 6 muaj nga doza 1 nevojitet të administrohet një dozë 3 të paktën 4 muaj pas dozës 2
Rrethana të veçanta
Në çrregullimet funksionale, ose anatomike të shpretkës (përfshirë dhe drepanocitozën), mungesën e komplementit, etj:
Bexsero: 2 doza të paktën 1 muaj nga njëra-tjetra
Trumenba: 3 doza në moshën 0, 1–2, 6 muajsh
Bexsero dhe Trumenba nuk janë të ndërkëmbyeshme. I njëjti produkt duhet të administrohet dhe herët e tjera.
Burimi: www.cdc.gov/vaccines/ hcp/acip-recs/vacc-specific/mening.html.n
(minimum age: 6 months [IIV], 2 years [LAIV]