Vendimet e KKT, hotele të reja  e fshatra turistikë në Gjirin e Lalzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjirin e Lalzit do të ndërtohet një fshat i ri turistik. Në Tiranë, Vorë, e Elbasan do të investohet në fushën e hotelerisë, e industrisë.  Vendimet janë marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) .KKT ka vendosur të japë leje Zhvillimi për një Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5, që ndodhet në zonën e Gjirit të Lalzit, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Për projektin Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k. janë miratuar ndryshimet në projekt. Janë miratuar dhe leje zhvillimi për ndërtimin e një parku ftovoltaik në Divjakë. Edhe TV report ka marrë leje për ndërtimin e objekteve të veta, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k. Një tjetër leje është dhënë për ndërtimin e një fabrike për për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve në Vorë, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.

Lista e lejeve të miratuara:

Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial në fushën e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë.

Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lushnje, miratuar me Vendimin Nr. 4, datë 29.12.2016 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Fier, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i ambienteve të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, me qëllim krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës për Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Posaçme”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Brendshme.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së Arkivës Gjyqësore, Lundër”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Drejtësisë.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbyllja e vend depozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i Eco-Park Durrës”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës A-B të Fakultetit të Ekonomisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Universitetin e Tiranës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë zyrash në Godinën administrative të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Lexo edhe :  Si do fshihen gjobat e papaguara?

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës administrative të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër dhe ndërtimi i kapanonit të kontrollit të automjeteve”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë administrative e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç”, me vendndodhje në Bashkinë Kurbin, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i linjës së transmetimit të tensionit të lartë 110 kv Laç 2-Ura e Matit-Skurraj si dhe ndërtimi i një linje të re”, me vendndodhje në Bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Mirditë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e televizionit “Report TV” si dhe ambiente ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5,  Ishëm, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.

Për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “MË Plan” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë 1 kat banim”, me vendndodhje në Bashkinë Vau Dejës, me zhvillues Z. Ndoc Gjondrekaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt Industrial me strukturë metalike, me vendndodhje në Rrugën e Lumit, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Prespa Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Industriale për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve 1, 2 dhe 3 kate, me vendndodhje në Bashkinë Vorë”, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i bazamentit të linjës së copëzimit të ferrokromit, me vendndodhje brenda territorit të Uzinës së Ferrokromit Elbasan, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albchrome” sh.p.k.

Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Depozita bregdetare me kapacitet 3×10000 m3 për depozitim nafte dhe 1 x 2000m3 për depozitim benzine”, me vendndodhje në Parkun Energjitik dhe Industrial Porto Romano, Bashkia Durrës, me subjekt  zhvillues shoqërinë “Eroil” sh.a.

 

 

Të fundit

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën...

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim...

Lajme të tjera

Web TV