Renditja e shkollave shtetërore sipas notave të provimeve, kush e mban vendin e parë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petro Nini Luarasi” shpallet gjimnazi më i mirë publik në Tiranë për vitin shkollor 2022-2023, ndërsa nga shkollat 9-vjeçare shtetërore kupën e merr “Misto Mame”.

Zyra Vendore Arsimore e kryeqytetit ka publikuar renditjen e institucioneve arsimore parauniversitare sipas performancës e bazuar në disa tregues si kualifikimet e mësuesve, përqindja e mungesave në raport me pjesëmarrjen e nxënësve, nota mesatare e shkollës, përqindja e nxënësve kalues në maturën shtetërore e provimet e lirimit, diferenca e notës mesatare me provimet kombëtare, sondazhi i prindërve, etj.

Në krahasim me një vit më parë, nga rankimi kanë zbritur gjimnazi “Sami Frashëri” i cili nga kryesimi mban vendin e tretë, ndërsa shkolla e mesme “Qemal Stafa” vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë.

Ndërsa në shkollat 9 vjeçare “Fan Noli” nga vendi i parë në performancën e vjetshme, ka rënë në vendin e dytë.

Ajo që vihet re nga ky studim i Ministrisë së Arsimit është fakti se shkollat e zonave rurale renditen në përgjithësi në vendet e fundit, ku si më pak e mira nga shkollat 9-vjeçare publike vlerësohet “Ymer Lala” në Surrel, ndërsa nga gjimnazet vendin e fundit e mban shkolla e mesme Shëngjergj.

Ky rankim kryhet çdo vit pas përfundimit të provimeve kombëtare, i cili vërteton edhe njëherë nevojën për të siguruar arsim cilësor e të barabartë si në fshat edhe në qytet./  S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV