VIDEO-Krimi makabër/Babai i të akuzuarit: Ta vrasin dhe ta hedhin në liqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas krimit të tmerrshëm në Gjebër të Mallkastrës, ku u vra 52-vjeçarja Drita Saliaj, familjarët e njërit prej të akuzuarve kërkojnë ta zgjidhin çështjen në një formë krejt ekstreme.

Babai i 26 vjeçarit Ervis Zotaj, i cili është njëri prej të akuzuarve të këtij krimi makabër kërkon dënim me vdekje për të birin e tij.

Ai thekson se pavarësisht nëse është apo jo, fajtor, i biri i tij duhet të marrë dënimin maksimal.

Ta vrasin. Nuk ma merr mendja se evlati im ta ketë bërë, por nëse e ka bërë le ta çojnë në mes të Mallakastrës dhe ta vrasë i zoti i hallit dhe ta hedhë atje ku hodhën atë (Drita Saliaj)”, shprehet i ati për Top Channel.

Ndërkaq, i pyetur nëse ka frikë nga ndonjë hakmarrje, ai thotë se mund të ndodhë gjithçka dhe asnjëherë nuk i dihet, por kërcënime në drejtim të tij nuk ka pasur.

Krimi monstruoz: “Luisi e kishte nënë Dritën, s’do e përdhunonte kurrë”

Më herët, kunata e viktimës, Drita Saliajt, nëna e Luisit, djalit që akuzohet si një prej vrasësve brutal, ka folur në lidhje me pozicionin e të birit në këtë krim. Ajo ka kërkuar dënim maksimal për djalin por ka kërkuar të zbardhet e vërteta.

Sipas saj, Drita i ka mbajtur me bukë dhe se Luisi kurrë s`do e bënte një akt të tillë.  Por, nëse ka bërë krim, ai duhet të vuajë dënimin maksimal.

Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte. Është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimin. Për sa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën”, ka thënë ajo./Fjala.al/

Të fundit

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Horoskopi ditor, 19 Qershor 2025

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe....

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në...

Lajme të tjera

Web TV