VIDEO/ “Gëzuar ditëlindjen”, Wilshere tremb shokun e skuadrës

Lojtari i skuadrës së West Ham, Declan Rice ka festuar sot 21-vjetorin e lindje dhe shoku i skuadrës, Jack Wilshere ka menduar që t’i bëjë një surprizë pak a shumë të frikshme.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga Wilshere duket ky i fundit teksa futet në lavatriçe për të suprizuar Rice-n në përvjetorin e ditëlindjes.

Pasi 21-vjeçari është afruar, mesfushori e ka trembur duke i dalë në mënyrë të papritur nga lavatriçja dhe më pas ka qeshur me të madhe.

Duket se situata ku ndodhet klubi i West Ham, të cilët aktualisht mbajnë pozicionin e parafundit të në Premierë Ligë dhe rrezikimi i rënies nga kategoria është harruar për pak minuta nga lojtarët, të cilët kanë menduar që edhe të argëtohen./fjala.al/