Kreditë e këqija në minimumin historik,  zbresin në 9.53%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreditë që nuk kthehen në afat në banka kanë zbritur historik. Banka e Shqipërisë bën të ditur se  huatë me probleme zbritën në 9.53% në nëntor, me një rënie prej 0.64 pikë përqindje në raport me muajin e mëparshëm. Ky është niveli më i ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2009. Pas kësaj periudhe, kredimarrësit që vonoheshin më shumë se tre muaj për të paguar këstet filluan të rriteshin ndjeshëm, duke kulmuar në shtator 2014, në gati 25%, nivelet rekord të larta që nga fillimi i viteve 2000, kur mori hov zhvillimi i sistemit bankar privat.

Pas kulmimit të huave problematike në 25%, banka e Shqipërisë nisi një plan të gjerë për uljen e tyre, që përfshinte përmirësimin e rregulloreve për fshirjen e kredive si dhe ristrukturimin e huave të mëdha. Banka e Shqipërisë tha në raportin e fundit të politikës monetare se raporti i kredisë me probleme ndaj totalit është shfaqur në vazhdimësi në rënie, duke konfirmuar kushte më favorizuese për zgjerimin e ofertës për kredi nga bankat.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rënia e kredive me probleme, krahas përmirësimit të aktivitetit ekonomik, pasqyron edhe angazhimin e bankave në përmbushje të planit të masave për të ulur kreditë me probleme.  Pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një plan shpëtimi të pagëzuar si “Qasja e Tiranës”, për bizneset që kanë dështuar në shlyerjen e kredive në banka, me vlerë mbi 8 milionë euro. Plani i shpëtimit, tashmë në fuqi, do të nisë të aplikohet në muajin shtator për 9 korporata, nga grupi i të 35 kompanive që ishin problematike në kthimin e huave.

 

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV