“Ju lutem mos më vrisni”, burri i Drita Saliajt tregon fakte tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e “Zemër së hapur” ka qenë i ftuar burri Drita Saliaj, Hair Saliaj i cili ka dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjen. 51-vjeçarja u torturua dhe më pas u mbyt nga 3 të rinj. Ngjarja ka ndodhur në 5 Janar kur 3 persona e kanë grabitur banesën e kësaj të fundit, e kanë marrë me dhunë, e kanë vrarë e më pas e kanë hedhur në rezervuar.

Mësohet se 51 vjeçarja është përdhunuar nga njëri prej tyre dhe më pas është vrarë.

Këtë mëngjes Hair Sulaj së bashku me djalin kanë qenë në studio për të treguar të pavërtetat e historisë që janë përfolur në media.

Një prej 16 vjeçarëve nuk është nipi i tij por nipi i nipit të xhaxhait.

Burri i saj ka treguar se si e kishte marrë vesh të vërtetën e kësaj ngjarje të tmerrshme. Ai ka hedhur poshtë akuzat se Drita shiste hashash ndërkohë që media ka përhapur gjerësisht këtë akuzë të rëndë.

“Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur, e telefonoj prapë mbasdite në darkë. Marr djalin e vegël po më thotë që del telefoni i mbyllur. Marr prapë në mëngjes dhe dilte prapë telefoni i mbyllur. Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali dhe më  thotë, se telefonoi xhaxhi Lazja dhe i tha që ‘merr babin dhe nisuni se nuk gjendet Drita’. Shkoj për avion se ishte dhe furtunë. Nisem në 3 pa çerek, pres biletën direkt dhe kur zbres në Rinas me merr nipi dhe më thotë u gjend viktima në përrua. U them pa ardhur unë mos nisni asnjë lloj procedure. E pashë në morg. Me djemtë fola në telefon dhe u dhashë kurajë.”

Ai tregon se nuk ishte nipi i nipit të xhaxhait ai që ishte i përfshirë në këtë ngjarje dhe jo nipi i tij dhe se ishte i pari që u rrëfye.

Lexo edhe :  “S’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

“Nipi i nipit të xhaxhait tim u arrestua i pari pasi ai ka rrëfyer vet historinë. Ai është transferuar në një tjetër fshat dhe ka ardhur aty. Ai kishte disa ditë që ishte larguar nga ai fshat. Nëse ai nuk do kishte rrëfyer nuk ishte mësuar e vërteta. Vëllai shkoi në 2 të natës me policinë lartë. Pasi ka dhënë urdhër Prokuroria është shqyer dera. Brenda gjendën gotat e rakisë dhe kafesë ndërsa shtëpia ishte e shkatërruar komplet. Ishin gjetur dy gota rakie dhe kafeje, ndërkohë ishte pirë duhan. Kjo të lë të kuptosh që ishin futur për të vjedhur.”

Ai shpjegon se djemtë ishin futur për të vjedhur pasi ai kishte bërë shtije kohët e fundit.

“Unë kisha shitur, gjënë e gjallë, viça dhe ishin rreth 4 mln lek të vjetra dhe menjëherë i depozitova në bankë pasi nuk mbaja kurrë lek në shtëpi. Familja e tyre ishin në dijeni që unë i kisha shitur. 26 vjeçarin e kisha afër në fshat, 300 metra larg dhe ai ishte në dijeni të shitjes së tyre.

Ai është shprehur se djali ka dhënë dëshmi të rreme që Drita kishte hashash në shtëpia pasi kanë dashur që të shpëtojë. Sipas tij Drita ja u ka hapur derën dhe ata janë futur pa u errësuar.

Hairi ka deklaruar se kjo është ngjarje shumë rëndë, pasi ka patur shumë vrasje por kjo është më e rënda prej tyre.  Sipas tij viktimat e tjera janë vrarë në shtëpi ndërsa Drita u hodh në përrua.

“Ajo është lutur, e kanë hedhur e gjallë në makinë. Është lutur që të mos e vrasin.”/Fjala.al

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV