BB jep 9,1 milion Euro për “forcimin” e gruas, ja ku shkojnë paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Anila Denaj nënshkruan marrëveshjen me Bankën Botërore për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës dhe kapitalit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nënshkroi në Vjenë, marrëveshjen me Bankën Botërore për programin e barazisë gjinore dhe aksesin e grave në ekonomi. Kjo marrëveshje ofron një shumë prej 9,1 Milion Euro në funksion të angazhimit të  politikave për zhvillim për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në tregun e punës dhe kapitalit,

Programi në tërësinë e tij është rezultat i bashkëpunimit të Qeverisë Shqiptare me Bankën Botërore dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje synojmë intensifikimin e politikë bërjes dhe instrumentave për të mundësuar aksesin e gruas në tregun e punës dhe në tregjet financiare, si një forcë shumë e rëndësishme për të zhvilluar ekonominë, për të zhvilluar sipërmarrjen dhe për të rritur Produktin e Brendshëm Bruto për frymë”, u shpreh Ministrja Denaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes me BB.

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria humb çdo vit 20 për qind të PBB-së së saj për frymë për shkak të shkallës së ulët të pjesëmarrjes së femrave në forcat e punës, mbi përfaqësimit të grave në sektorë të keqpaguar dhe hendekun e pagave mesatare për gratë dhe burrat në pozicione të ngjashme.

Ministrja Denaj theksoi se kjo pabarazi në tregun e punës është rezultat i zhvillimeve shumëvjeçare dhe trashëgohet edhe në vende të tjera, e jo vetëm në vende si Shqipëria.

Megjithatë, sipas Denaj, është shumë e rëndësishme që politika të trajtojë si prioritet barazinë gjinore, e sidomos barazinë gjinore në tregun e punës, në mënyrë për të mundësuar të ardhura të barabarta pavarësisht përkatësisë gjinore.

“Me mbështetjen e Bankës Botërore, Shqipëria ka ecur përpara në shumë reforma dhe besojmë se kjo do të jetë një reformë e suksesshme. E kemi nisur mbarë dhe besojmë që kemi akoma shumë për të bërë, por politikë bërja në këtë drejtim është kyç për një sukses të gjithë reformës në vijim”, tha Ministrja.

Lexo edhe :  Nisin hetimet për Flamur Nokën, SPAK merr materialet proceduriale kundër tij

Në bazë të marrëveshjes,objektivat për zhvillim të programit synojnë mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të përmirësuar kuadrin e politikave për akses të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike duke u përqendruar te:rritja e aksesit të grave në pasuri;vendosja e rregullave të barabarta të lojës për rritjen e mundësive për gratë në tregun e punës; dhe forcimi i rregullave institutionale për një politikë bërje të informuar gjinore.

Kjo marrëveshje do të mobilizojë 50 milion euro financim nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe një grant teknik nga AFD për të mbështetur zbatimin e programit.

 

Të fundit

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes...

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim...

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i NBA-së, Stephen Curry, është ngjitur...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

Lajme të tjera

Web TV