Çfarë po fsheh Albin Kurti? A ka pasur një takim sekret me Hashim Thaçin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalkulimet politike midis forcave politike në Kosovë për të formuar qeverinë e re, po e fusin vendin në një stanjacion politik dhe ekonomik.

Lëvizjet politike të Albin Kurtit, i cili kërkon të fitojë kohë, dhe nga ana tjetër kokëfortësia e Isa Mustafës kanë prodhuar një ngërç politik, i cili duket se do të ketë pasoja për vetë Kosovën.

Si Vetëvendosja, ashtu edhe LDK-ja e Isa Mustafës kërkojnë të fitojnë sa më shumë terren ndaj njëra-tjetrës në negociatat midis tyre. Ndërsa në mes qëndron edhe presidenti Hashim Thaçi.

Për këtë të fundit po qarkullojnë zëra se ka pasur një takim sekret me Albin Kurtin. Ai që e hodhi i pari në opinionin publik këtë ‘denoncim’ ishte lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj.

Sipas tij, presidenti Thaçi dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti janë takuar menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Menjëherë pas Limajt këtë ‘fakt’ e deklaroi edhe publicisti Baton Haxhiu, i cili njihet edhe si njeriu i afërt i Hashim Thaçit. Sipas Baton Haxhiut, Thaçi dhe Kurti janë takuar dy herë me njëri-tjetrin, në një takim privat dhe larg publikut dhe mediave.

Baton Haxhiu ka thënë se për këtë çështje duhet të flasë vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti që të shpjegojë edhe arsyet e takimit. Ndërkaq, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka folur sot zyrtarisht për këtë çështje duke thënë se takime private mes Kurtit dhe Thaçit nuk ka pasur përveç atij 6 janarit.

Ka pasur raste që këta kanë qenë në një ambient të njëjtë, por nuk ka pasur asnjë rast që këta kanë qenë në një takim privat, vetëm këta dy (Thaçi dhe Kurti)”, tha Bislimi.

Lexo edhe :  Kush duhet të jetë lideri i ri i opozitës shqiptare?

Albin Kurti dhe Hashim Thaçi u takuan zyrtarisht më 6 janar të 2020, takim ky që ishte i pari zyrtar mes dy liderëve. Por, ky takim nuk prodhoi asnjë rezultat si për formimin e qeverisë së re ashtu edhe për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Se çfarë po luhet dhe po fshihet deri tani nga aktorët politikë në Kosovë do të duhet ta mësojmë në ditët e ardhshme deri në formimin e qeverisë së re./Fjala.al/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV