Flet Ndriçim Xhepa: Jam i fundit nga njerëzit e artit që e pashë Xhevdetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndriçim Xhepa ka zbuluar se kolegu i tij Xhevdet Ferri vuante nga një sëmundje pulmonare në mushkëri.

Ndriçim Xhepa tha se një natë më parë i shkoi për vizitë Xhevdet Ferrit në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë por nuk ja mori mendja se do të vdiste pas 24 orësh.

Ndricim Xhepa dhe Xhevdet Ferri

Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.

Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë. Isha dje deri në 9 në spital. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.

Më shpjeguan gjithçka, me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëne një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.

Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.

Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.

Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.

Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.

Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.

Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”- tha Ndriçim Xhepa për News24.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV