Gratë paguhen më pak/ Denaj: Hendeku gjinor i pagave 10. 5 %

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hendeku gjinor i pagave në Shqipëri është një element për tu adresuar, i cili shkon në 10.5%. Kjo shifër është më e ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Shifra është bërë e ditur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Samitin e Grave të Biznesit “Takimi i Rrjetit të Grave Profesioniste të Diasporës”, organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi.

Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj bëri një përmbledhje të përgjithshme të përfshirjes së gruas në sipërmarrje dhe në politikëbërje, duke vënë theksin,  në vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare për të ulur hendekun gjinor në fusha të ndryshme, luftuar pabarazinë gjinore dhe rritur numrin e grave sipërmarrëse. Ministrja theksoi faktin se në vitet e fundit buxhetimi me bazë gjinore ka qenë një element i shtuar, ku në Buxhetin Afatmesëm 2018-2020, 1/3 e programeve ose 28 prej tyre kanë qenë të tilla, ndërkohë në Buxhetin Afatmesëm 2019-2021 kjo shifër ka shkuar në 33, ose 50% të të gjitha programeve buxhetore të Ministrive të Linjës.

Sipas të dhënave, 32.7 miliardë lekë ose 6.3% të buxhetit të përgjithshëm kanë qenë fondet buxhetore të Buxhetit të përgjegjësisë gjinore për vitin 2019, krahasuar me 15 miliardë lekë (2.4% të buxhetit të përgjithshëm) të planifikuara për t’u shpenzuar në 2018. Po ashtu, në programin buxhetor 2020-2022 do të ketë 36 programe buxhetore për të mbyllur në mënyrë specifike boshllëqet gjinore ose për të përparuar barazinë gjinore.

Lexo edhe :  Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

“Si Ministre e Financave dhe Ekonomisë do të përpiqem përherë që programet buxhetore të marrim një vëmendje më të shtuar. Sigurisht që kjo është pjesë e politikave dhe jo vetëm e një ministrie, por jap kështu garancinë që vëmendja e qeverisë dhe e Kryeministrit Rama është shumë e thelluar drejt kësaj barazie dhe në veçanti drejt fuqizimit të gruas në të gjithë komponentët e saj dhe atë të sipërmarrjes”, tha Denaj.

Të fundit

E papritur! Rozana Radi kërkon të lërë shtëpinë e BBVIP4!

Pas kësaj konfrontimi, ajo nuk ka arritur të mbajë lotët, duke shpjeguar se e ka mbrojtur gjithnjë Livian dhe...

Rama, në “krye” të Tiranës, Frrok Çupi: U kthye aty ku ka qenë, mori përgjegjësi

Analisti Frrok Çupi thotë se me fjalimin e tij para punonjësve të Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama dha mesazhin se ai është kthyer atje...

Donald Trump ‘kurorëzon’ veten si Mbret

Qeveria amerikane ka anuluar tarifën e fundit të ngarkuar për trafikun në qytetin e New Yorkut. Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, kjo tarifë,...

Toronto, 30,000 $ kompensim për çdo pasagjer të avionit që u rrëzua në aeroportin Pearson

Delta Air Lines njoftoi se do të ofrojë kompensim për secilin prej pasagjerëve të avionit që u përmbys gjatë uljes në aeroportin Pearson në...

Primaret e PD, si nekrologji e 11 Majit

Nga Mero Baze Një numër i madh figurash të njohura me integritet në Partinë Demokratike janë tërhequr nga gara për primaret, edhe pa filluar ato,...

Lajme të tjera

Web TV