Kredi të buta për gjyqtarë e prokurorë, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar rregullat e reja për kreditë me interes zero për gjyqtarë e prokurorë. Kusht është që punonjësi i drejtësisë të ketë shërbyer të paktën tre vjet në gjykatë ose prokurori. Bashkitë mund të japin kredi të butë për gjyqtarë e prokuror për të blerë shtëpi me sipërfaqe deri në 50 m2.

“Magjistrati ka të drejtë që të përfitojë vetëm një herë kredi hipotekore, interesat e së cilës financohen nga shteti, kur ka ushtruar detyrën për një periudhë jo më pak se tre vjet pa ndërprerje dhe ka nevojë për banim, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2, në zonën e qendrës së qytetit ku ai ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës në fjalë shtohet me 10 m2 për person”-thuhet në vendim.

Me nevojë për banesë, sipas këtij vendimi, do të kuptohen rastet kur magjistrati nuk disponon shtëpi banimi për strehim ose kur disponon banesë në pronësi me sipërfaqe sa ose më të vogël se ato të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për normativat e projektimit të banesave.

Kushtet për të përfituar

a) Të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet detyrën e tij;

b) Të mos ketë përfituar më parë kredi për shtëpi të financuar nga shteti, gjatë ushtrimit të funksionit të tij;

c) Të mos jetë përfituar kredia për shtëpi e subvencionuar nga shteti nga një person tjetër brenda familjes së magjistratit, i cili ka të drejtën e përfitimit të kësaj kredie;

ç) Magjistrati ose bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmija i tij nën moshën 18 vjeç nuk ka në pronësi të tij pasuri të paluajtshme pa kolateral, për qëllime banimi ose pasuri të paluajtshme, që përdoret për veprimtari tregtare, shërbimi e prodhimi;

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

d) Magjistrati ose bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmija i tij nën moshën 18 vjeç nuk kanë pasuri të mjaftueshme për të blerë një banesë në shumën e vlerës përkatëse të kredisë të financuar nga shteti, që duhet të përfitojë magjistrati, në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentet

a) certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare, në çastin e dorëzimit të kërkesës;

b) deklaratën për rrethanat, që mbështesin nevojën për strehim, sipas këtij vendimi. Për çdo deklarim, për të përfituar nga kredia lehtësuese, subjekti konfirmon vërtetësinë e tyre dhe pranon kushtin për konvertimin e drejtpërdrejtë të kredisë lehtësuese në kredi tregtare, kur vërtetohen pavërtetësi në deklarim dhe/ose rrethana të rreme. Kopje e kësaj deklarate i vihet në dispozicion edhe institucionit bankar;

c) vërtetimin nga gjykata ose prokuroria ku magjistrati ushtron detyrën;

ç) vërtetimin nga punëdhënësi mbi të ardhurat neto të çdo anëtari të familjes mbi moshën 18 vjeç;

d) vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Kadastrës se, në emër të tij dhe të çdo anëtari të familjes, nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë;

dh) kopje të deklaratës së interesave private. /Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Të mësosh hilet para rregullave

Nga Skënder Minxhozi Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja...

Mungesa e fuqisë punëtore/e-Albania lehtëson procedurat për punësimin e shtetasve të huaj

Në portalin qeveritar “e-Albania” janë regjistruar gjithsej 85,980 aplikime për “leje unike”. Ky shërbim elektronik u mundëson shtetasve të huaj që dëshirojnë të qëndrojnë...

Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të...

Mbërrin në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune! U ndërtua në vitin1938

Ka mbërritur në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune. E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, “Mircea” është një velierë...

Rama i dorëzon Mohammed bin Zayed Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike

“Në filluam dëgjuam për Emiratet më pas erdhëm ta njohim, të vlerësonim njerëzit e saj. Kjo marrëdhënie është e përkushtimit tuaj personal. Nuk e...

Lajme të tjera

Web TV