Policët, kredi pa interes/ Ja çfar pritet të përfitojnë 300 efektivë të tjerë gjatë 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shpërndarjes së 100 kredive me interes 0, në vitin 2024 do të shpërndahen 300 të tjera. Këto kredi për shtëpi do të përfitohen nga efektivë të nivelit bazë dhe familjet e reja. Sipas një studimi të bërë rezulton se 900 punonjës policie kanë nevojë për banesë, nevoja këto që pritet të plotësohen brenda vitit 2025.

“Mbështetet gjithmonë ai që ka më shumë nevojë . Ne e kemi filluar nga poshtë mbështetjen, qoftë për rritjen e pagave ashtu edhe për mbështetjen me kredi të butë.  kjo është një mbështetje për familjet e reja ata që nuk e kanë një banesë apo jetojnë në shtëpi të mbipopulluara.“-shprehet zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Për përfituesit e 300 kredive të reja për 2024 pritet që të ketë një ndryshim edhe përsa i përket kufirit të moshës.

“Ne duam ta rritim nga 40 vjeç që ishte në 45 sepse na rezulton se dhe kjo kategori ka një potencial sh të madh për të shërbyer në policinë e shtetit dhe ka nevojë për mbështetje”

Kjo mbështetje u është dhënë edhe mjekëve dhe ushtarakëve të cilët kanë përfituar kredi të buta me normë interesi zero./O.S

Të fundit

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe...

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Lajme të tjera

Web TV