Vendimi/ Pronarët, gati fondi 229 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kalimin e të drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese, për 618 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre. Sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 26  mijë e 416 metra katrorë dhe vlera e kompensimit financiar është 229 milion e 260 mijë lekë.

Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon:

Për Qarkun Tiranë (Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 137, me sipërfaqe të përgjithshme 32 325 m²;

Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat), numri i parcelave ndërtimore është 1, me sipërfaqe të përgjithshme 350 m²;

Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan), numri i parcelave ndërtimore është 315, me sipërfaqe të përgjithshme 86 549 m²;

Për Qarkun Durrës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Krujë), numri i parcelave ndërtimore është 30, me sipërfaqe të përgjithshme 8 898 m²;

Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 53, me sipërfaqe të përgjithshme 10 322 m²;

Për Qarkun Vlorë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 10, me sipërfaqe të përgjithshme 5 185 m².

Për Qarkun Fier (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Lushnjë), numri i parcelave ndërtimore është 9, me sipërfaqe të përgjithshme 2 294 m²;

Për Qarkun Lezhë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë), numri i parcelave ndërtimore është 35, me sipërfaqe të përgjithshme 6 328 m².

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesor sot

Për Qarkun Kukës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës), numri i parcelave ndërtimore është 7, me sipërfaqe të përgjithshme 2 130 m²;

Për Qarkun Korçë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë), numri i parcelave ndërtimore është 2, me sipërfaqe të përgjithshme 770 m²;

Për Qarkun Tiranë dhe Shkodër (Drejtoria e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Zonat e Stimuluara), numri i parcelave ndërtimore është 19, me sipërfaqe të përgjithshme 8 399 m².

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

 

Të fundit

Pse Vucic po shton kërcënimet në Serbi? Trazirat po shtohen…

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin...

Irfan Hysenbelliu kërcënohet, avokatët nisin procedurat

Botuesi i News24 dhe Panorama Group, Irfan Hysenbelliu, së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë nga një prej personazheve të denoncuar...

Juventusi tenton Zhegrovën, oferta është spektakolare!

Juventusi ka hedhur sytë nga Edon Zhegrova për të forcuar krahun e djathtë të sulmit. Sipas mediave italiane, 'Zonja e Vjetër' është e gatshme...

Vdekja e Matthew Perry, “Mbretëresha e Ketaminës” deklarohet fajtore

E ashtuquajtura Mbretëresha e Ketaminës, e akuzuar për shitjen e drogës te Matthew Perry disa ditë para vdekjes së tij, ka pranuar të deklarohet...

Problem biletat, turistët në Gjirokastër shmangin muzetë e kalasë

Për të dytin vit radhazi, Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik-kulturor më i vizituar në Shqipëri. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet...

Lajme të tjera

Web TV