Asnjë i plagosur nga sulmet iraniane? Del e vërteta për ushtarët amerikanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi iranian me raketa ndaj dy bazave ajrore amerikane duket se nuk ka qenë edhe aq pa dëm siç e shpjegoi presidentit amerikan Donald Trump.

Kështu, së fundmi, ushtria amerikane thekson se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak. Edhe pse Trumpi u shpreh se asnjë amerikan “nuk është plagosur” nga sulmi.

Trump reagon pas sulmit të Iranit, ja çfarë thotë

“Asnjë ushtar amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.

Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.

VIDEO/ Ky është momenti kur Irani sulmon bazat amerikane

Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur u sulmua. Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur.

Ja ku u fshehën ushtarët amerikanë për t’iu shpëtuar raketave të Iranit

Irani sulmoi dy baza të ushtrisë amerikane në Irak, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen nga amerikanët me avion të telekomanduar të gjeneral, Kasem Sulejmani./Fjala.al/

Të fundit

Një odise e seksit dhe vdekjes. Kryevepra e Millet që elektrizoi artin modern

Nga Jonathan Jones Ishte Salvador Dalí ai që e ktheu një skenë të vogël dhe të përqendruar rurale me...

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

I komentuar si kryebashkiaku që nuk po i bindet urdhrave verbalë të kryeministrit për të kërkuar dorëheqjet e vartësve, qytetari numër një i Hasit,...

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të publikojë disa dokumente ligjore që...

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka...

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e...

Lajme të tjera

Web TV