Fondet për rindërtimin, ja si ndahen 262 milionë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërndahen paratë për rindërtimin e pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit. Qeveria ka miratuar vendimin për caktimin e njësive zbatuese për hartimin e planeve të detyruara vendore dhe financimin e tyre nga fondi për rindërtimin, miratuar në buxhetin e vitit 2020. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot. Vendimi parashikon caktimin  si  njësi  zbatuese  për  hartimin  e planeve të detyruara vendore të:

a) Agjencisë Kombëtare të   Planifikimit   të Territorit   (AKPT),   për   hartimin e   planeve   të detyruara  vendore  për  9  bashki:  Durrës,  Kamzë, Kavajë,  Krujë,  Kurbin,  Lezhë,  Mirëditë,  Shijak, Vorë;

b) Bashkisë Tiranë për  hartimin  e  planit  të detyruar vendor për Bashkinë e Tiranës.2.

Efekti  financiar,  prej  262  297  000  lekësh, përballohet nga zëri “Fondi për rindërtimin”, i miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe, përkatësisht:

a) Agjencisë Kombëtare të   Planifikimit   të Territorit,  në  buxhetin  e  miratuar  për  vitin  2020,  i shtohet fondi prej 137 420 000 lekësh, për  hartimin  e  planeve  të  detyruara  vendore  të bashkive, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi;

b) Bashkisë Tiranë, në  buxhetin  e  miratuar  për vitin   2020,   i   shtohet   fondi   prej   124   877   000  lekësh,  për  hartimin  e planit të detyruar vendor të saj.

Fondet   e   mbetura   të   papërdorura,   pas përfundimit  të  procedurave,  në  zbatim  të  këtij vendimi,   kthehen   në   buxhetin   e   fondit   për rindërtimin. Qeveria ngarkon ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria  e  Financave  dhe  Ekonomisë,  Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV