Goditet organizata kriminale e drogës/ Arrestohet në Shkodër 50-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë zhvilluar operacionin “Brokers” I cili goditi një organizatë kriminale në fushën e e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marijuanë, heroinë e kokainë, si dhe të armëve e municioneve luftarake.

Nga ky operacion u arrestua një 50-vjeçar në Shkodër, i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare.

“Operacion me shtrirje kohore prej 4 vitesh dhe u finalizua mëngjesin e sotëm në Itali dhe Shqipëri.

Më datë 17.01.2020 u zhvillua operacioni i përbashkët policor “BROKERS” midis Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, si rezultat i të cilit u arrestua në qytetin e Shkodrës shtetasi Luan Delaj, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania. Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së qytetit të Tranit.

Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas”, njofton policia.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015. Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina.

“Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.

Lexo edhe :  Listat e mbyllura prodhuan deputetë me gojën e mbyllur, prandaj Berisha nuk ikën

Policia e Shtetit, si në të gjitha operacionet e zhvilluara më parë, edhe kësaj here tregoi profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë te Policia italiane gjatë gjithë fazave të operacionit.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me profesionalizëm me Policitë partnere dhe gjithë organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin”, deklaron Policia e Shtetit.

Të fundit

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq...

Lajme të tjera

Web TV